Njoftim i rëndësishëm nga Kadastra për pronat në Jug

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka dhënë një lajm të rëndësishëm për qytetarët të cilët duan të regjistrojnë pronat e tyre në jug të vendit.

Kadastra me anë të një postimi në rrjetin social bën me dije se janë hapur tre zyra regjistrimi në Dhërmi, Himarë dhe Lukovë.

Të gjithë qytetarët drejtoria e Përgjithshme e ASHK ka publikuar datat se kur qytetarët mund të paraqiten me dokumentet përkatëse për pronat e tyre si dhe i bën thirrje emigrantëve që të kthen në gusht për të bërë regjistrimin e pronave.

Njoftimi i plotë

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

Dt. 17.07.2020

Të nderuar qytetarë,

Dëshirojmë t’ju informojmë se procesi i regjistrimit fillestar në Zonat Kadastrale të Jugut vijon me sukses. Në të tre zyrat e hapura nga Kadastra Shqiptare në Dhërmi, Himarë dhe Lukovë, çdo ditë paraqiten qytetarë që dëshirojnë të informohen rreth dokumentacionit të nevojshëm, si edhe për t’u konsultuar për problematika të mbartura të pronave të tyre.

Nga ana tjetër, ekipet e Kadastrës çdo ditë vijojnë matjet në terren për çdo pasuri të veçantë toka, kullota, banesa, etj. Deri tani rezultojnë rreth 3400 pasuri të verifikuara dhe për të cilat është plotësuar dokumentacioni.

Meqenëse tashmë kemi krijuar një bazë të madhe të dhënash, të siguruar nga puna në terren, jemi në gjendje të planifikojmë me siguri hapat e mëtejshëm të këtij procesi.

Në lidhje me qytetarët, gjeja më e rëndësishme është data se deri kur ata mund të paraqesin dokumentacionin që zotërojnë lidhur me pronat e tyre.

Këtu në vijim, po paraqesim grafikun e fillimit të afishimit publik të materialit të hartuar nga ana jonë për konsultim publik për t’ju dhënë mundësi qytetarëve të shprehin ankesat e tyre rreth punës së bërë nga ana jonë.

Lexo edhe :  Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, ja çfarë shënon '3 Maj' për profesionistët e medias

Qytetarët kanë kohë deri në momentin e fillimit të afishimit publik, të depozitojnë dokumentacion që ata mendojnë se mund të jetë i nevojshëm në përcaktimin e pronave të tyre.

Në disa raste, gjatë kontakteve derë më derë në fshatrat e Bregut, qytetarë të ndryshëm kanë shprehur shqetësimin e tyre që, një pjesë e pronarëve momentalisht nuk gjenden në Shqipëri, pasi janë jashtë atdheut, kryesisht për arsye emigracioni. Në këto kushte, megjithëse avancimin e punës tonë, kemi gjykuar që në raste të veçanta të mundësojmë shtyrjen e këtyre afateve, deri në kthimin e këtyre qytetarëve për pushimet tradicionale gjatë muajit gusht.

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit...

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën për ‘Shqipërinë 2030’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku lajmëron se nesër në orën 10:00  do të prezantojë një nismë të re...

Momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës pasi piu kafe me të?!

Prokuroria e Shkodrës në një njoftim zyrtar ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin Erdgys Arrazit, i cili është vënë në pranga për shkaktim...

J.Lo sjell tendencën e thonjve që duhet ta provosh patjetër

Edhe pse Jennifer Lopez ishte veshur yll, këtë radhë vëmendja është tek thonjtë e saj! Pas kapërcimit të stinëve, nga e kuqja e ndezur...

Destinacioni i turistëve, Gramshi çel sezonin turistik! Qytetarët festë me këngë e valle

Bashkia e Gramshit çel sezonin turistik. Këngë, valle dhe gatime tradicionale janë organizuar në Liqenin e Dushkut, ku mijëra qytetarë kanë ardhur me familjen...

Lajme të tjera

Web TV