Neurokirurgu: Pasojat në tru nga Covid janë katastrofale, ja ç’i ndodh organit gjenital te mashkulli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas neurokirurgut, Erion Musabelliu asnjë organ nuk është i paprekshëm nga virusi i ri COVID-19, por te disa prej tyre pasojat janë të parikuperueshme, duke përmendur disa prej tyre.

Ai deklaron se është dokumentuar që virusi jo vetëm prek trurin, por pasojat kanë qenë katastrofale. Musabelliu shtoi më tej se organet gjenitale mashkullore kanë një cipë mbështjellëse si cipa e trurit që i ka shërbyer seksit mashkull të mbrohet nga një grup infeksionesh në tërësi po kurrsesi nuk i shpëtojnë infeksionit nga COVID-19.

“Ky virus prek, depërton, transmetohet përmes qelizave të vetë organizmit të njeriut në çdo organ dhe sistem. Nuk ka asnjë organ brenda organizmit të njeriut që ky virus nuk mund të depërtojë. Kalon cipën e trurit dhe infekton trurin, organe të tjera që përfshijnë organet gjenitale. Dua të theksoj se organet gjenitale mashkullore kanë një cipë mbështjellëse si cipa e trurit që i ka shërbyer seksit mashkull të mbrohet nga një grup infeksionesh në terësi po kurrësesi nuk i shpëtojnë infeksionit nga Covid 19.Organe të tjera të prekura janë veshkat, me pasoja, dhe urojmë që këto pasoja të mos jetë afatgjatë. Ne kemi vërejtur shenja dhe dokumentuar nga ana laboratorike që pasojat mund të jenë afatgjatë. Organ tjetër që preket është mëlçia. Edhe truri jo vetëm që preket por pasojat kanë qenë katastrofale. Nëse është instaluar një defiçit nga prekja në një zonë të caktuar të trurit ai defiçit do të jetë i përjetshëm te ky individ. Uroj që kjo të mos jetë situata në organe të tjera të prekura.” tha Musabelliu në “Ora News”.

Dëmtimi i organeve nga virusi sipas mjekut ndodh si te pacientët me simpoma të Covid, ashtu edhe te ata asimptomatikë.

Lexo edhe :  Tërmeti me magnitudë 4.5 ballë, godet brigjet e Kretës

Infeksioni me Covid-19 te disa pacientë jep shenja klinike, te disa të tjerë jo. Kemi dokumentuar pacientë që nuk kanë pasur simpomatologji klinike, nuk kanë qenë hospitalizuar por është provuar nga testi serologjik që kanë kaluar Covid. Janë vërejtur komplikacione të organeve, konkretisht të veshkës dhe mëlçisë.” tha ai.

/En.Br./Fjala.al

 

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV