Italia vazhdon të raportojë shifra të larta të viktimave nga Covid-19.
Në raportin e prditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali janë raportuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit 15 viktima duke e çuar numrin e vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore në 35 073.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 129 raste të reja pozitiv për një total prej 244.752
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 269 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 197 431.
Në Itali ka aktualisht 12 248 raste aktive Covid-19.
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 1 viktimë nga koronavirusi për një total prej 16 797 vdekje, si edhe 34 raste të reja të pozitivitetit Covid, shifër që e rrit në 95 582 numrin e të infektuarve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore. /Ra.My.Fjala.al/