Shuhet në moshën 82-vjeçare trajneri i njohur i volejbollit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Shqiptare e Volejbollit ka njoftuar ndarjen nga jeta, në moshën 82-vjeçare, të trajnerit të njohur fierak, Todi Gjini. Ai për vite me radhë kontribuoi si sportist dhe trajner me KS Apolonia, ku me pasionin dhe punën e palodhur, drejtoi ekipin e djemve dhe vajzave dhe ishte shtylla kryesore e zhvillimit të sportit të volejbollit në qytetin e Fierit.

Sot është një ditë e trishtë për sportin fierak, që ka humbur një nga njerëzit më të apasionuar dhe të palodhur që ia kushtoi gjithë jetën sportit të volejbollit.

Federata Shqiptare e Volejbollit i ka shprehur, në emër të të gjithë komunitetit të këtij sporti në vendin tonë, ngushellimet e sinqerta familjes së Todi Gjinit. Po kështu, kanë qenë të shumta komentet dhe ngushëllimet për trajnerin e njohur në rrjetet sociale nga ish-sportistë, trajnerë, drejtues të sportit dhe sportdashës. Todi Gjini u nda nga jeta të mërkurën në mëngjes pas një sëmundjeje të pashërueshme.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV