Boçi: Familjarët e studentëve janë me Covid-19, Fakultetit të Drejtësisë s’heq dorë nga provimet në salla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka bërë publik njoftimin e Fakultetit të Drejtësisë, që u kërkon studentëve të paraqiten për provim ditën e hënë 30 minuta më herët.

Kjo kërkesë vjen pasi sipas njoftimit, pasi familjarët e disa studentëve janë me COVID-19 apo të karantinuar.

Në një postim në ‘Facebook’ Boçi shprehet se pavarësisht masave Fakulteti i Drejtësisë pranon përhapjen masive të COVID-19 dhe nuk heq dorë nga mbledhja në turma e studentëve apo në salla të mbyllura për provime.

Ish-deputeti ka fajësuar kryeministrin  Edi Rama që sipas tij vështron kasaphanën e orientuar nga ai vetë, pasi do të kapë Universitetet dhe nuk u duhen jetët e studentëve.

Postimi i Luçiano Boçit:

KASAPHANË 2020

Ndërsa e gjithë bota i ka Universitetet në “online”, vetëm këtu tek ne vazhdohet t’i vendosin studentët në rresht, për t’i rrasur në provim.

Mesazhi i dalë nga Fakulteti i Drejtësisë, është i tmerrshëm.

Pranohet dhe argumentohet përhapja masive e virusit, por nuk hiqet dorë nga futja në turmë, në salla të mbyllura e studentëve dhe e pedagogëve!!!!

Gjithçka i ngjan një udhëtimi drejt ferrit.

Më fatlumët do kthehen shëndosh e mirë. Për të tjerët nuk dihet.

Dhe i gjithë ky ngulmim, për t’i çuar studentët në kasaphanë, lidhet me një qëllim.

Të quhen sikur u bënë zgjedhjet fiktive të 30 Korrikut!

Rama rri e vështron kasaphanën e orientuar nga ai vetë.

Atij i duhen me çdo kusht Universitetet, jo jetët e studentëve.

Kriminale dhe amorale!!!!./ka.ta/Fjala.al/

https://www.facebook.com/luciano.boci.5/posts/2666842480226255

Të fundit

Temperatura deri në 29 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike do të vijojnë ndikimin e tyre në...

Gazetarja ‘godet’ politikën: I bëjnë fushatat për ‘like’, jo për vota

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, komentoi fushatat elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Ajo i komentoi këto fushata nga pikëpamja e qytetares, duke thënë...

Zgjedhjet 2025/ Celibashi: 5 vjet burg kush shet apo blen votën

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka lëshuar një paralajmërim të qartë për të gjithë qytetarët në prag të zgjedhjeve të 11...

LaCivita futet në “aksion”, krahason Berishën me Trumpin

Shefi i fushatës së PD, amerikani Chris LaCivita, thotë se Edi Rama po vepron me kundërshtarin si Joe Biden me Donald Trumpit, përmes drejtësisë...

Lajme të tjera

Web TV