Adolf Hitler i mori me radhë të gjitha kombet. Nga Anglia, Rusia, Franca, Danimarka, Norvegjia e Suedia ai nuk la pa u marrë as me kombet e vegjël dhe në jug të Evropës. Radha duket se i ka ardhur edhe Shqipërisë. Studiuesi Marenglen Kasmi bën publike në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU një bisedë të Hitlerit me Ribentrop dhe komandantin e ushtrisë juglindore. Kasmi tregon bisedën mes të treve.
-Çfarë u tha?
–Ishte momenti që duhet të vinin trupat gjermane në Shqipëri, ndërkohë që trupa të mjaftueshme nuk kishte. Pyetja ishte : Si duhet të veprojmë që ta mbajmë Shqipërinë të pushtuar me më pak forca me qëllim që të mbajmë rrugët lidhëse, pra rrugët e transportit, të fokusohemi në mbrojtjen e bregdetit?
-Dhe çfarë iu tha Hitleri?
-Hitleri thotë: Atëherë, çfarë kërkojnë shqiptarët? Kjo është në vija të përgjithshme sepse kjo nuk është një bisedë që vjen fill. Dhe pyetja ka një karakter shumë të qartë ushtarak dhe po ashtu për nevoja të Gjermanisë. Shqiptarët duan të kenë Shqipërinë e madhe,-i përgjigjen.
Po mirë, le ta mbajnë, thotë ai. Por me një synim shumë të qartë, për të dalë pikërisht te nevoja e krijimit të një qeverie pro gjermane./Fjala.al/Ke.Ba
https://youtu.be/HXUvH_V4BMU
Ndiqni LIVE emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU
https://www.facebook.com/110078253909771/videos/2632228270361991/