Kujdesi ndaj shëndetit mendor, 8 këshilla të rëndësishme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumica e njerëzve e dinë se si të kujdesen për shëndetin e tyre fizik – si për shembull duke u ushqyer mirë ose duke lëvizur çdo ditë. Gjithashtu, dihet nga të gjithë se një mjedis i pastër dhe një ambient i mirë pune sjellin avantazhe për shëndetin. Nga ana tjetër, shëndeti mendor nuk diskutohet pothuajse fare. Është e vërtetë se shumë prej nesh kanë receta kundër krizave dhe janë në gjendje ta kontrollojnë relativisht mirë stresin e përditshëm. Por çfarë duhet të bëjmë kur situata del krejtësisht jashtë kontrollit? Cilat janë shenjat e alarmit të shëndetit mendor?

Njih veten tënde

Askush nuk është i përsosur. Të njohësh veten do të thotë që i njeh dhe i përdor aftësitë e tua dhe e di se çfarë të kënaq. Je në gjendje të jesh i vetëdijshëm për trupin tënd dhe t’i dallosh sinjalet që të lëshon, duke fituar siguri në vetvete. I dallon dëshirat e tua dhe kështu mund të marrësh vendime që të bëjnë mirë. Njohuria për pikat e tua të forta dhe aftësitë që ke, të bëjnë të pranosh se edhe gabimet dhe pikat e dobëta janë pjesë e jotja. Të shqetësohem për veten do të thotë të mendosh për veten tënde edhe kur të tjerëve nuk u pëlqen. Kjo kërkon guxim. Për këtë, shiko deri ku arrijnë kufijtë e tu dhe kupto se çfarë është e mirë për ty dhe çfarë të dëmton.

Flit për problemet

Shumë gjëra nisin gjatë bisedës. Të flasësh për gjërat, të dëgjosh, t’i rregullosh gjërat, t’i sqarosh, të tregosh interes, t’i shprehësh gjërat më fjalë, të thuash çfarë të emocionin – janë gjëra që ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe presionit. Për të prekurit e shpesh, edhe për personat përreth, nuk është gjithmonë e lehtë të flasin hapur për shqetësimet që kanë. Por, nëse merr guximin të flasësh për problemet e tua me njerëzit e tjerë, shpesh nga të dyja anët lindin perspektiva të reja ose zgjidhje. Është në natyrën e tyre që njerëzit t’i ndajnë gëzimet dhe hallet.

Qëndro aktiv

Sill lëvizje në jetën tënde. Lëvizja fizike përbën një balancë të çmuar për jetën tonë të përditshme që shpesh është e mbushur me strese, vrull dhe mbingacmime nga mjedisi. Megjithatë, ne lëvizim gjithnjë e më pak. Si rregull praktik: njeriu duhet të lëvizë të paktën 2½ orë në javë, në formën e aktiviteteve të përditshme ose sportit. Këtu llogaritet çdo formë lëvizjeje mbi 10 minuta, gjatë së cilës pulsi dhe frymëmarrja përshpejtohen pak.

Mëso gjëra të reja

Mësimi është eksplorim! Të mësosh gjëra të reja do të thotë të nisesh në një udhëtim eksplorimi që të nxjerr nga rutina e përditshme, që të jep shtytje të reja dhe të ngre ndjenjën e vetëvlerësimit. Kush është i gatshëm të mësojë gjëra të reja, tregon gjithashtu se dëshiron të zhvillohet më tej, personalisht dhe nga ana profesionale. Kur mësojmë, nuk vëmë në lëvizje vetëm mendjen, por edhe të gjitha shqisat tona. Kurrë nuk është vonë të provojmë diçka të re.

Lexo edhe :  “Paketa Maleve Kali i Trojës për Veriun”, Tabaku akuzon qeverinë për kaosin në Theth

Qëndro në kontakt me miqtë

Miqësitë janë të çmueshme. Me miqtë ndihesh lirshëm; flisni me njëri-tjetrin për çdo gjë. Gjëra intime qëndrojnë mes jush. Nga shoqet nuk dua presion e, megjithatë, u gjendem pranë kur kanë nevojë për mua. Shokët mund të më kritikojnë dhe të më lejojnë të jem ai njeri që jam.

Relaksohu

Gjej në qetësi forca të reja. Procesi i të menduarit është një rrjedhë e brendshme dhe e vazhdueshme pamjesh, mendimesh, një gjendje që zien përherë. Prandaj është e rëndësishme që pas një faze aktive të vijojë një fazë relaksimi dhe ripërtëritjeje. Kur jemi të çlodhur ndihemi mirë, jemi të qetë, të lirë dhe të gjallë. Kush është i çlodhur, mund ta kuptojë më mirë veten dhe të tjerët dhe të marrë vendime me qetësi. Relaksimi gjendet kudo dhe nuk kushton asgjë.

Kërko ndihmë

Të kërkosh ndihmë duhet guxim. Kush kërkon ndihmë, tregon forcë dhe jo dobësi. Ka njerëz që dëshirojnë të më ndihmojnë kur ua tregoj shqetësimet. Edhe sikur të kërkoj ndihmë, unë nuk jam njeri i dobët. Të kërkosh ndihmë do të thotë gjithashtu të fitosh besim të ndërsjellë. Kështu mund të veprosh sërish me gjallëri dhe të mos ndihesh i pashpresë pasi ke larguar brengat dhe shqetësimet. Në situata tepër të rënduara është e rëndësishme që njeriu të përqendrohet tek aftësitë e veta thelbësore, t’u kalojë të tjerëve detyrat dhe të marrë ndihmë. Kjo kërkon besim dhe besë – edhe tek të tjerët.

Mos u dorëzo

Mbaji nën kontroll krizat e jetës. Të marrësh veten nga një tronditje, hidhërim dhe ngjarje traumatike kërkon kohë. Prandaj duhet të merrni kohën e nevojshme, por edhe t’i ruani të tjerët në situata krize. Kur duket se asgjë nuk ka më kuptim, është mirë të përqendroheni në ritmin e jetës (të ushqyerit, frymëmarrjen, gjumë, lëvizje). Nuk ke pse t’i kalosh këto gjëra vetëm. Ke të drejtën që në situata krize të kërkosh dhe të marrësh ndihmë profesionale. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV