“Nuk është vetëm Shqipëria, rajoni në kaos” Erion Dasho: Analizoni gabimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka reaguar së fundmi me një postim në ‘Facebook’ lidhur me situatën e rënduar në vend nga COVID-19.

Dasho shprehet se nuk është vetëm Shqipëria që ka ngecur në këtë “rrjetë” të Covid por i gjithë rajoni.

Ai ka treguar gjithashtu edhe 5 vendet që radhiten në “Top 10-tshen me numrin më të lartë të të prekurve për 1 milion banorë” bazuar kështu edhe në numrin e vdekjeve.

Ndër të tjera eksperti i Shëndetit Publik është shprehur se duhet të analizojmë ku është gabimi.

 

Ka ardhur koha që Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti i Ekspertëve të analizojnë gabimet e bëra gjatë epidemisë së COVID dhe t’a rikthejnë Shqipërinë në kurin europian” shkruan Dasho

 

POSTIMI I PLOTE:

NJË RAJON NË KAOS!

Nuk është vetëm Shqipëria! Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ngecur në rrjetën e COVID-it.

Të pesë vendet e rajonit (gjashtë së bashku me Kosovën e cila nuk raportohet e veçuar në statistikat ndërkombëtare) radhiten në Top 10 të vendeve europiane si bazuar në numrin e rasteve të reja për 1 milion banorë, ashtu edhe bazuar në numrin e vdekjeve ditore për 1 milion banorë.

Çuditërisht, të njëjtat vende i bashkoi një fazë e parë e epidemisë ku aplikuan masa të ngjashme të karantinës dhe i mbajtën treguesit e epidemisë në vlera minimale. Natyrisht e shoqëruar kjo me mburrje dhe autolëvdata krysisht nga klasa politike për “suksesin në menaxhimin e epidemisë”.

Ndonëse vendet tona janë në faza të ndryshme të procesit të integrimit europian, për shkak të situatës së COVID në rajon sot ne gjendemi të izoluar nga pjesa tjetër e Europës dhe me të drejtën për lëvizje të lirë të pezulluar.

Lexo edhe :  Carlo Bollino: Berisha mbetet i vetmuar

NË VEND QË TË SHQETËSOHEN PËR SHËNDETIN, JETËN DHE TË DREJTËN E FITUAR ME AQ MUND TË LËVIZJES SË LIRË, UDHËHEQËSIT POLITIKË TË VENDEVE TONA JUSTIFIKOHEN ME “FATIN E KEQ TË PËRBASHKËT PËRBALLË VIRUSIT”!

NË ASNJË VEND NUK JANË BËRË ANALIZA SERIOZE QË TË ANALIZOJNË GABIMET QË E ÇUAN GJENDJEN NË KËTË PIKË!

PËR NE SI SHQIPTARË, PAK RËNDËSI KA QË MAQEDONIA E VERIUT, SERBIA APO BOSNJA NDODHEN NË TË NJËJTËN SITUATË SI NE!

SHQIPËTARËT NUK KANË SYNUAR ASNJËHERË TË BËHEN SI BOSNJA APO SËRBIA! ASPIRATA JONË POLITIKE, EKONOMIKE DHE SOCIALE KA QËNË DHE MBETET EUROPA PERËNDIMORE!

KA ARDHUR KOHA QË MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE KOMITETI I EKSPERTËVE TË ANALIZOJNË GABIMET E BËRA GJATË EPIDEMISË SË COVID DHE T’A RIKTHEJNË SHQIPËRINË NË KURSIN EUROPIAN!    /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Gjermania nuk tërhiqet nga Kosova, zgjat mandatin e trupave të saj në KFOR

Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë mandatin e disa misioneve të Bundeswehr-it jashtë vendit, duke përfshirë pjesëmarrjen e saj...

Izraeli vret 93 persona në Gaza, të shtëna drejt diplomatëve në Bregun Perëndimor

Të paktën 93 persona janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës që nga agimi i së mërkurës. Kjo është bërë...

Eurostat: Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë!

Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është reduktuar, sërish Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në...

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Kretën, rrëshqitje toke dhe dëme në ndërtesa

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter, u regjistrua në orën 6.19 të mëngjesit të sotëm me orën lokale, në zonën detare në...

“Liri për Palestinën”/ Vriten në Uashington, dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite

Dy punonjës të ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Uashington. Konfirmimi vjen nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi...

Lajme të tjera

Web TV