Barcelona nxjerr fanellën e dytë për sezonin 2020-2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Barcelonës ka ardhur me një risi totale në fanellën e dytë që do të veshin katalanasit për sezonin e 2020-2021.

Lojtarët e Barçës do të mbajnë  një veshje që do jetë e gjitha e zezë dhe do ketë vetëm disa motive ari.

“Ngjyrat janë brenda” është slogani me të cilin ata kanë përshkruar këtë veshje,  pasi klubi mezi pret të tregojë se “zemra e tifozëve të Barças është Blaugrana, pavarësisht se çfarë duket nga jashtë”.

Kjo është hera e tretë në historinë e Barças që ata kanë zgjedhur një fanellë kryesisht të zezë, pas sezonit  2011-2012 dhe atij 2013-2014.

Simbol i klubit do të jetë tërësisht i artë, ashtu si të gjithë logot e sponsorizimit.

Këto fanella tashmë janë vënë në shitje dhe mund të blihen vetëm në dyqanet zyrtare të klubit të Barcelonës.

Ndërsa vetëm dy javë më parë, Barça prezantoi edhe kitin e saj të parë, i cili u prit shumë mirë nga tifozët e katalanasve./ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Ishte rrëmbim”/ Malltezi flet për herë të parë pas 20 muajsh në arrest

Jamarbër Malltezi, prej mbi 20 muaj i mbajtur në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ka dhënë më shumë...

Tabuja që theu Gjykata Speciale me lirimin e Malltezit!

Nga Ylli Pata Vendimet e marra nga GJKKO-ja me personazhet e nivelit të lartë politik, që nga rasti “Tahiri”, e me radhë, nuk kanë gjetur...

Lirimi i hapësirave publike, nesër Rama do të jetë në Durrës

Sot nisi në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike. A2 ka raportuar se kryeministri Edi Rama nesër do të shkojë në qytetin bregdetar...

“Nuk është e vërtetë!” Skënder Brataj reagon për lajmet mbi atentatin

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një postimi në rrjete sociale ka përgënjeshtruar lajmet se ka rënë pre e ndonjë atentati apo është...

“Arrest me burg”, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

Ilir Meta ka apeluar vendimin e 26 qershorit të GJKKO, që vendosi të vijojë masën e sigurisë "arrest në burg" ndaj tij. Ankimi është depozituar...

Lajme të tjera

Web TV