Situata e COVID-19 në vendin tonë vazhdon të jetë kritike, ku korriku ishte muaji më shifrat më të larta që prej fillimit të pandemisë.
Sipas shifrave të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë gjatë muajit korrik në vendin tonë janë regjistruar 95 viktima për shkak të koronavirusit, ndërsa janë regjistruar dhe 2741 raste të reja pozitive me COVID-19.
Lajmi i mirë është se gjatë këtij muaji betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe 1493 pacientë të tjerë.
Aktualisht në vendin tonë ka 5276 persona të infektuar me COVID-19, 2952 prej tyre janë shëruar, 157 kanë ndërruar jetë dhe aktualisht ka 2167 pacientë pozitivë.
/En.Br./Fjala.al
Pandi