Greqi/Shqiptari ngacmoi seksualisht avokaten, gjykata jep dënimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar është dënuar me kusht nga gjykata e Selanikut me tre muaj heqje lirie pasi ky i fundit kishte ngacmuar seksualisht një grua në moshë të re.

I pandehuri nuk e pranoi akuzën për ngjarjen e cila mendohet të ketë nodhur në 23 korrik.

Sipas padisë penale, 30 vjeçarja greke me profesion avokate gjendej në autobusin e linjës 19 të Selanikut ndërsa kryhej itinerari nga stacioni i ri i trenit në Kordelio. I ulur pranë saj ndodhej 67 vjeçari shqiptar, me profesion mësues.

“Qëndronte pranë meje dhe kishte një çantë mbi këmbët e tij. Ngadalë nisi të lëvizë dorën afër meje. Fillimisht po e shihja dhe me vete po thoja se nuk mund të ndodhë kjo. Dy a tri herë e shtyva me bërryl. Herën e katërt, vuri dorën mbi kofshën time të djathtë. Nisa të bërtas dhe i thashë shoferit të bllokojë dyert e autobusit”, deklaroi 30 vjeçarja, versionin e saj të ngjarjes.

Burri 67 vjeçar nga Shqipëria e mohoi akuzën. Ai tha se ditët e fundit kishte kryer një ndërhyrje në kataraktin e syrit dhe po dërgonte dokumentet shëndetësore në fabrikën ku punonte.

“Po përpiqesha të merrja ilaçin për ta hedhur në sy. Mundet që gabimisht të kem vënë dorën në këmbën e saj. Është vajzë e re dhe është turp për mua të ndodhë një gjë e tillë. Jam burrë i martuar, nuk bëj gjëra të tilla. Ndjesë”, u shpreh ai në sallën e gjyqit.

Në përfundim, gjykata vendosi ta konsiderojë fajtor 67 vjeçarin duke e dënuar me tre muaj heqje lirie me kusht që gjatë tri viteve të ardhshme të mos konsumojë asnjë vepër penale./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV