Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Albana Loka, shqiptarja që kandidon për Këshillin Bashkiak në Bolzano 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albana Loka ka vendosur të kandidojë për këshilltare bashkie në qytetin e Bolzanos, Itali. I mbështetur nga Partia Demokratike, kryetari në largim, Renzo Caramaschi, po përpiqet sërish për një mandat të dytë.

Nga Alessia Selimi 

E diplomuar për Psikologji në Parmë, në vitin 2007, dhe me një diplomë Master mbi Varësitë Patologjike të Sjelljes në Romë, Albana jeton dhe punon prej dhjetë vitesh tashmë në Bolzano. Propozimi i të qenit pjesë e zgjedhjeve komunale, i vjen në një kohë kur identifikohet si koordinatore e klinikës psikologjike S.I.I.Pa.C (Shoqëria Italiane e Ndërhyrjes në Patologjitë Kompulsive), krahas angazhimeve në përditshmëri, si bashkëshorte dhe nënë.

Në një intervistë për gazetën “Fjala”, Albana i rikthehet të shkuarës që i ka përcaktuar jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen. Ajo flet me entuziazëm për angazhimin në politikë, por edhe për sfidat që i shtrohen përpara. Me shpresën se kjo sferë jo domosdoshmërisht duhet të identifikohet nga egoizimi dhe lufta për fuqi, Albana merr guximin të flasë për raportin që kanë emigrantët shqiptarë me politikën italiane, por edhe për klimën në vendlindjen e saj.

***

Kur daton largimi yt nga Shqipëria drejt Italisë dhe çfarë shije të ka mbetur nga ajo kohë, po qoftë dhe nga një kujtim i rrënjosur? 

Jam larguar nga Shqipëria në gusht të 2004-s, në moshën 18-vjeçare, për të ndjekur studimet e larta në Universitetin e Parmës. Më ka mbetur shija e hidhur e pamundësisë së një të ardhmeje pranë familjes sime në atdhe.

Si ka lindur marrëdhënia juaj me politikën? 

Porsa jam afruar me politikën. Për të qenë e sinqertë, m’u deshën disa muaj për të reflektuar mbi këtë zgjedhje. Opinioni shoqëror mbi politikën është si një “botë e sëmurë nga egoizmi dhe lufta për fuqi”. Por është shumë e rëndësishme që të kemi akoma besim. Ndiej përgjegjësinë personale dhe sociale të shkoj përtej këtij paragjykimi. Besoj se ka ende terren në politikë ku mendohet për përmirësimin e shoqërisë dhe të jetës së qytetarëve.

Si erdhi te ju propozimi për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të Këshillit Bashkiak të Bolzanos? 

Përfaqësuesit e politikës i njihja për arsye pune, por propozimi konkret u ndërmjetësua nga presidenti i F.C.D Arbëria, Isuf Camema, person që e vlerësoj shumë për punën e bërë ndaj komunitetit shqiptar në Bolzano. Jo më larg se vjet, skuadra e futbollit Arbëria, e cila përbëhet kryesisht nga lojtarë të Shqipërisë etnike, fitoi kupën e kategorisë së tretë rajonale. Kur më propozuan të kandidoj, ideja ishte që në Këshillin Bashkiak duhej eksperienca e një gruaje e cila mund të sillte këndvështrimin e saj mbi tema shëndetësore dhe sociale. Rëndësi gjithashtu kishte edhe e eksperienca ime si emigrante.

Jeni pozicionuar në Partinë Demokratike të Tirolit të Jugut dhe krah kryetarit në largim, Renzo Caramaschi. Si do ta përshkruanit atë në pak rreshta? 

Është një person fjalëpak dhe punëshumë. Çdo punë që ka filluar në katër vitet e fundit në administrimin e qytetit, ka pasur vizionin ta sjellë në përmirësim të vazhdueshëm. Një ndër punimet që vlerësoj më shumë është teleriscaldamento, një sistem ngrohjeje që ul shumë humbjen energjetike dhe rekuperon energji pikërisht për proceset industriale të riciklimit të mbeturinave.

Lexo edhe :  Edhe pa e dashur atdheun, thuaj çfarë ke parë, nga Frrok Çupi

Ç’do të thotë për ju kandidimi si një shqiptare në këto zgjedhje? 

Mendoj se është një arritje e madhe. Shqiptarët janë populli që kanë arritur integrimin më të lartë në shoqërinë italiane. Shpesh janë në role të rëndësishme, në fusha të ndryshme. Prania e tyre po shtohet edhe në politikën vendase. Kjo veçse nxjerr në pah cilësitë e popullit tonë dhe faktin që ndihemi më shumë “brenda” realitetit ku jetojmë.

Çfarë detyrash ju shtrohen përpara, pas garës dhe një fitoreje të mundshme? 

Të jap kontributin tim në temat shëndetësore, familjare e shoqërore. Për shembull, një pikë e rëndësishme e programit tonë është të fillojë trigjuhësimi i fëmijëve (gjermanisht, italisht e anglisht) në çerdhe. Për momentin, të vegjlit mësojnë dy gjuhë. Plasticiteti neuronal te fëmijët është shumë i lartë dhe kjo mundëson përvetësimin e shumë gjuhëve njëkohësisht.

Si do ta përshkruanit politikën në zonën ku jetoni dhe punoni prej vitesh? 

Politikë profesionale do të thosha. Bolzano është një zonë kufiri, historikisht tokë austriake kaluar Italisë. Influenca austriake dhe ana e saj racionale është e fortë, modeli italian është më emotiv. Integrimi i dy modeleve është burim i rritjes së cilësisë së jetës. E përditshmja “Il Sole 24 ore” e ka cilësuar si qytetin me cilësi më të lartë jete në Itali.

Ka dallime dhe të përbashkëta me frymën politike në Shqipëri? 

Për arsye kohe, nuk jam e informuar për klimën politike që gëzon aktualisht vendlindja ime. Por me siguri, një dallim shumë i dukshëm është çështja e meritokracisë. Në Bolzano çdo person që impenjohet e ka më të lehtë të rritet nga ana profesionale.

A mund të themi se angazhimi i komunitetit shqiptar në politikën e vendit fqinj duhet përkthyer si një sinjal te politika vendase, që duhet të marrë më shumë në konsideratë diasporën, duke e përfshirë atë në mënyrë aktive në këtë sferë? 

Kjo është një temë thelbësore. Duhet të kthehet në sinjal, angazhimi i diasporës mund të sjellë rritje dhe përmirësim në politikën shqiptare.

Si po i përcjellin emigrantët shqiptarë zgjedhjet? 

Pjesa më e madhe e emigrantëve e ndiejnë veten larg nga ana politike, ndihen “të huaj”. Por fatmirësisht kjo gjë po fillon të ndryshojë. Shpresojmë të punojmë edhe më shumë mbi këtë ndjesi. Ne jemi pak si fëmijë të adoptuar, që mezi pranojmë të jemi pjesë e familjes së re dhe asaj biologjike.

Kur mund të kemi një rezultat përfundimtar dhe si i shikoni kundërshtarët? 

Zgjedhjet janë në 20 shtator. Kundërshtarët janë mirë në sondazhe, siç është e djathta në përgjithësi në Itali. Për më shumë, flasim pas zgjedhjeve (qesh)./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Krizë tek Milani, “kuqezinjtë” ndalen në barazim edhe ndaj Lazios

Milani është ndalur në barazim me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Lazios në kuadër të javës së tretë në...

Lista Serbe: Ndërkombëtarët të veprojnë që të ndalen veprimet e njëanshme të Kurtit

Lista Serbe u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të veprojnë në mënyrë urgjente për të parandaluar, siç tha ky subjekt, lëvizjet e reja...

Studimi i lëvizjeve të bebeve mund të paralajmërojë për autizmin

Disa lloje diagnozash, si p.sh. për autizmin, mund të pikasen më herët duke studiuar se si lëvizin bebet, thonë shkencëtarët në Universitetin e Sussexit...

Angelina Jolie s’pranon të flasë për divorcin me Brad Pitt

Angelina Jolie ka refuzuar me mirësjellje të përgjigjet në një pyetje mbi divorcin e saj me aktorin Brad Pitt në një intervistë të re...

Tani është zyrtare, Jadon Sancho është lojtari i ri i Chelsea

Chelsea ka njoftuar transferimin e Jadon Sanchos në formë huazimi nga Manchester United, 21 orë pas mbylljes së afatit kalimtar veror. Anglezi u transferua te...

Lajme të tjera

Web TV