Formula 1, “Ferrari” sposton Binoton, nuk është më drejtor teknik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vendim i guximshëm që merret në një fazë delikate të një sezoni që padyshim nuk ka qenë normal në asgjë dhe kështu po vazhdon. Matia Binoto nuk do të jetë më drejtues i skuadrës së “Ferrari”-t. Pas 3 garave të para të Botërorit 2020 në Formula 1, dy makinat e kuqe, të Fetelit dhe Lëklerkut, janë në pozicione aspak komode në renditjen e përgjitshme. Ndaj drejtuesit e skuadrës italiane kanë vendosur të largojnë nga detyra Binoton.

Kështu pra, italiani nuk do të jetë më drejtor i ekipit të “Ferrari”-t. Me ristrukturimin e fundit në “Maranelo”, atij i hiqet e drejta për të qenë në departamentin teknik. “Ferrari” njoftoi se ka nisur ndërtimin e një strukture të re drejtuese, me qëllim, zhvillimin e dhe rritjen e paraqitjes. Ndryshimet tani nuk do ta lejojnë Binoton të merret drejtpërdrejt me aspektet teknike, por do të përqendrohet më mirë në sektorë të tjerë për të ndihmuar “Ferrari”-n.

“U desh ca kohë të organizohemi, e për të siguruar që departamenti teknik u ristrukturua”, – tha Binoto për ndryshimet e fundit brenda skuadrës së “Ferrari”-t. “Nuk është diçka që u bë brenda një dite, – ka vijuar ai. – Unë nuk do të bëj më punën e drejtorit teknik. E tani që ne kemi njerëz në rolin e duhur, duke pasur përgjegjësi dhe të aftë të bëjmë punën e duhur, atëherë çdo gjë do të shkojë më mirë për “Ferrari”-n. Pasi objektivat janë të qarta”.

Javën e kaluar, presidenti i Ferrarit, Xhon Elkan deklaroi mbështetjen e tij të plotë për punën që po bënte Binoto, pasi ai bëri të qartë se nuk priste që skuadra e tij të rikthehej te fitorja para vitit 2022. I pyetur se sa e vështirë ishte të heqësh dorë nga drejtimi teknik i ekipit, Binoto tha: “Unë mendoj se në fund të fundit je brenda një kompanie të tërë. Skuadra është e madhe, kështu që secili është mjaft i zënë për të bërë detyrat e tij, cilado qoftë ajo.

Lexo edhe :  Jamie Carragher sulmon Casemiron: “Lëre futbollin para se të të lërë ai ty”

“Nuk ka kohë për të zgjedhur, duhet të bësh atë që të është caktuar”, – përfundoi italiani./Fjala.al

Të fundit

E kemi ditur gabim! Ja sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

E keni ditur? Ja pesë arsye përse duhet të konsumoni vezë më shpesh

Veza është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun që ka pësuar një rikthim triumfues, pas pretendimeve për rolin e saj negativ në...

Këto janë shenjat më besnike dhe më të përkushtuara të zodiakut

Besnikëria mund të bazohet, përveç karakterit dhe edukimit, edhe në horoskopin e personave. Lexoni më poshtë cilat janë shenjat më të përkushtuara dhe më...

OKB miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës, mes tyre Shqipëria

Misioni amerikan tha se Autoriteti Palestinez nuk i plotëson kriteret për anëtarësimin në OKB dhe se rezoluta nuk zgjidh shqetësimet e ngritura më parë...

Edi Rama si shpëtimtar I zgjedhjeve evropiane të Greqisë

Nga Mero Baze Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi ka marrë një vëmendje të madhe të panevojshme nga shtypi dhe politika greke,...

Lajme të tjera

Web TV