Ndërron jetë mjeku i tretë, virusi po vret edhe të rinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Humb betejën me COVID-19, mjeku i tretë në Shqipëri. Bëhet fjalë për mjekun pneumolog Anibal Byberi, 53-vjeç, i cili dy ditë më parë u shtrua me urgjencë në spitalin Covid 2, “Shefqet Ndroqi”, ku është vënë menjëherë në intubim, por, fatkeqësisht, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, nuk mundi të mbijetonte. Po ashtu edhe një 28-vjeçar nga Shkodra u nda nga jeta pas dhjetë ditësh i shtruar.

Nga Ina Allkanjari 

Shënohet viktima e tretë nga bluzat e bardha. Bëhet fjalë për mjekun pneumolog Anibal Byberi, i cili e humbi betejën me COVID-19, në moshën 53-vjeçare. Prej disa ditësh Byberi ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus, por vetëm dy ditë më parë ai u shtrua në spitalin Covid 2, “Shefqet Ndroqi”, në gjendje të rëndë shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Byberi ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës tek ish-Sanatoriumi.

Mësohet se për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mjeku Byberi është shtruar me urgjencë te “Shefqet Ndroqi”, ku është vënë menjëherë në intubim. Lajmin e hidhur e konfirmoi edhe Ministria e Shëndetësisë, ku përmes një njoftimi theksoi se mjeku e humbi jetën si pasojë e insuficiencës së rëndë respiratore, ndërsa ishte konfirmuar pozitiv disa ditë më parë.

Anibal Byberi vuante nga obeziteti dhe një sëmundje e lëkurës të quajtur psoriasis, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të menjëhershme ditën e diel. Mjeku pneumolog Anibal Byberi ka punuar mjek në Tropojë ku ka mbajtur edhe postin e drejtorit në Spitalin e Tropojës. Për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk e ushtronte profesionin e tij.

Lajmi mbi vdekjen e mjekut, reagimet 

Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të mjekut Anibal Byberi, e konfirmoi Ministria e Shëndetësisë, ndërsa u shprehu, nëpërmjet një njoftimi për mediat, ngushëllimet familjarëve.

Ministria sqaroi se mjeku me origjinë nga Tropoja ishte konfirmuar pozitiv prej disa ditësh dhe vijonte trajtimin në banesë, ndërsa dy ditë më parë u paraqit në gjendje të rëndë dhe u shtrua te “Shefqet Ndroqi”, por nuk mundi të mbijetonte. “Mjeku pneumolog 53-vjeçar, me origjinë nga Tropoja, është konfirmuar pozitiv me virusin e rrezikshëm pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë. Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e insuficiencës së rëndë respiratore. Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.

Një reagim prekës menjëherë pas publikimit të lajmit për vdekjen e mjekut Anibal Byberi, ka bërë kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi. Ai i ka dedikuar një status prekës mjekut, në të cilin shprehet se ndarja nga jeta e kushëririt të tij, la pas dhimbje e lot në një moshë kur ende duhet të gëzonte jetën. “Vdekja është një realitet makabër që nuk pranon as lutje e as përshpirtje. Lë pas dhimbje e lot, pikëllim e trishtim. Por kur merr jetë në moshën më të mirë, ajo bëhet e papërballueshme dhe tepër e vështirë. Kështu po e përjetoj sot ikjen tënde, i dashur Dr. Anibal Byberi.

Lexo edhe :  Humb jetën 37-vjeçari/ Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak

Kushëri, shok e mik do të na mungosh shumë. Të qoftë i lehtë dheu e shpirti yt pushoftë në Parajsë. Në qiell do ta vështrojnë shpirtin tënd të mirë familjarë, kushërinj, miq e dashamirës”, shkruan Rexhë Byberi. Një tjetër reagim ka ardhur nga mjekja e njohur Silvana Bala, e cila shprehet se mjekun Anibal Byberin e kishte shok dhe i shpreh ngushëllimet familjes. Sipas mjekes, një problem madhor në rastet e koronavirusit, është obeziteti. “Anibali ka qenë një nga shokët e mi të afërt.

Ka kryer specializimin në spitalin tonë dhe punonte si mjek familjeje në Tropojë. Ka ardhur dje pasdite vonë në spital. Sot kam marrë vesh për humbjen e tij. Kam një keqardhje dhe i shpreh ngushëllime familjes. Anibali ishte pacient me një peshë shumë të madhe dhe, normalisht, te pacientët që shoqërohen me sëmundje të tjera COVID-19 po erdhi me vonesë, nuk përballohet”, tha mjekja Silvana Bala.

Mjekët që e humbën betejën me virusin 

Mjeku pneumolog Anibal Byberi, i cili humbi betejën me COVID-19, në moshën 53-vjeçare, është mjeku i tretë që ndërron jetë për shkak të koronavirusit. Më parë e kanë humbur jetën dhe hematologu Arian Pushi dhe mjeku nga Puka, Hysni Shkjau.

Në 30 qershor u shënua viktima e parë mes bluzave të bardha, mjeku i hematologjisë, Arjan Pushi, i cili ndërroi jetë në Spitalin Infektiv, në moshën 57-vjeçare dhe nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Pushi ka pasur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të mjekësisë, ndërsa prej dy vitesh nuk e ushtronte më detyrën e mjekut, por vetëm atë të pedagogut të Mjekësisë.

Më pas, në 6 korrik, u njoftua për lajmin e hidhur, për ndarjen nga jeta të mjekut Hysni Shkjau, pas disa ditësh “luftë” në Spitalin Infektiv ku ishte i shtruar. 69-vjeçari, me 40 vite eksperiencë si mjek, pati vështirësi në frymëmarrje dhe, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese. Shkjau ishte specialist pneumolog, por pasi doli në pension punonte si mjek familjeje. Së fundmi, ai punonte në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës dhe ishte në krye të detyrës, deri ditën që u infektua nga COVID-19./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pse ‘bosët’ në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Një...

Punonjësi i postës akuzohet për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit

Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private...

Mërtiri: Nëse ka patur vjedhje votash, nuk janë bërë pa “bekimin” e Berishës

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali Berishën. Sipas tij, kreu i PD...

Pjetër Kaza u ekzekutua me 12 plumba! ashkëshortja: Ruhej prej gjakmarrjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjetër Kazës pak ditë më parë në Lezhë. Mësohet se në vrasjen e 57-vjeçarit...

Motori i ujit i mori jetën! Detaje të reja nga vdekja e turistit britanik në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit. Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg,...

Lajme të tjera

Web TV