“Palaço ordinerë”/Mjekja vërteton virusin me mushkëritë e pacientit: Mos helmoni me injorancë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja kirurge Lida Shosha ka reaguar ashpër ndaj personave që nuk besojnë në ekzistencën e virusit të ri COVID-19

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka publikuar imazhin e mushkërive të një pacienti me koronavirus, ndërsa thekson se çdo ditë shohim imazhe problematike të skanerave të mushkërive copë-copë.

“Kush jeni ju, more palaço ordinerë nëpër rrjete sociale e media, që helmoni këtë milet me teoritë konspirative” janë fjalët që iu drejton mjekja antikonspiracionistëve. Ajo iu bën apel që t’i venë gishtin kokës dhe mos helmojnë të tjerët me injorancën e tyre.

Mesazhi i mjekes:

Perdite shohim imazhe problematike te skanerave te mushkerise cope -cope, sugjerus shume te forte per infeksionin nga Covid -19.

Kush jeni ju, more palaco ordinere neper rjete sociale e media, qe helmoni ket milet me teorite konspirative, jo po nuk egziston, jo po mjeket po genjejne, gjithe bota po genjen. Vecse, kur te bini ne dore te mjekeve e te luteni per nje fije fryme, mire eshte , tju nxjerim nga dritarja te ajroseni ne bahcen, me barin e perveluar nga 45 gradshi i te nxehtit afrikan. Po kete se bejme dot per askend, as per ju, sepse respektojme veten, profesionin, qe i kemi kushtuar gjithe jeten per nder te jetes se atyre qe na besojne. Vini gishtin kokes, mbrohuni sa te mundni, e nese nuk e doni jeten tuaj, vjen vet shoku Covid, ju perqafon e kafshon madje, me mall te papare, po te tjeret mos i helmoni e vrisni me injorancen tuaj stratosferike, vrastare te jetes.

Po punojme nonstop, ne kushtet me te veshtira te jetes tone, po u sherbejme njerezve duke rezikuar veten , familjet, femijet, prinderit, miqte. Njerezit kane semundje nga me te ndryshmet, ca prej tyre, tumorale e na shohin ne drite te syrit per ” shprese” e duhet te jemi aty , ne frontline tju sherbejme atyre qe e duan jeten, atyre qe duan te shohin diellin e se nesermes, e duhet te jemi te forte. Mbyllini mor, gojet tuaja te liga, hapni syte, e veshet, e kujdesuni per jeten, qe Zoti jua ka fal vec nje here.Jemi ne kete situate per shume arsye, po nje prej tyre eshte papergjeshmeria e paprecedent e individeve te tille. Lerini mjeket, te punojne te qete, ne keto kohe tejet te veshtira, perpos vapes, Covidit, rasteve problematike qe kerkojne zgjidhje, lodhjes se tejzgjatur, sju kemi mangut dhe mendjet e helmatisura nga virusi i injorances.

Lexo edhe :  Meta shkruan nga burgu/ 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos..."

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/lida.shosha/posts/3109430042445410

Të fundit

Protesta para Bashkisë/ Policia procedon Belind Këlliçin, Tedi Blushin dhe Klevis Balliun

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë organizatorët e protestës së opozitës dje para Bashkisë së Tiranës....

Rama të rinjve: Mos digjni votën. Qeveria e PS do të anëtarësojë vendin në BE

Partia Socialiste mbajti Kuvendin e Kongresin Rinor, me qindra të rinj nga Shqipëria të cilët mbushën sallën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Stafetën e...

Bashkia rrit me 10 lekë biletën urbane, nuk ofroheshin operatorë të rinj!

Qytetarët e Korçës që përdorin transportin urban tashmë do të paguajnë 10 lekë më shumë për biletën. Këshilli bashkiak i qytetit në mbledhjen e...

A e ftuat Kryemadhin në Konventën e PL?/ Blushi: Nuk bëmë dasmë që të shpërndajmë ftesa!

Në studion e News 24 ishte i ftuar Sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi. Ai u pyet nëse zonja Monika Kryemadhi kishte një...

Limonat “kalben” në degë! Importi vijon të mbetet armik

Mungesa e tregut të shitjes dhe çmimi i ulët ka bërë që shumë agrume të mbeten ende në pemë pa u vjelur. Një nga këto...

Lajme të tjera

Web TV