Pediatrja: Nënat me Covid mund të ushqejnë fëmijët me gji, virusi nuk trasmetohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja pediatre Mirela Dibra deklaron se ushqyerja me gji është e pazëvëndësueshme për sa i përket shëndetit të fëmijëve. Sipas saj një fëmijë që fillon të ushqehet me gji herët gëzon një shendet të plotë.

“Një fëmijë që fillon të ushqehet me gji herët, në mënyrën e duhur, e vazhdon atë sipas të gjtha rekomandimeve, gëzon një shendet të plotë, të mirë, merr antikorpe nga nëna, që e mbrojnë ndaj sëmundjve të tjera. Gjithashtu formon një profil metabolik shumë të favorshëm, që do ta mbrojë në jetën e mëvonshme ndaj sëmundjeve si obeziteti, diabeti, sëmundjve të tjera metabolike, mund ta mbrojnë në fëmijërinë e hershme ndaj astmës, ndaj autitit të veshit të mesëm. Ushqyerja me gji në thelb shpëton jetën e fëmijëve”, u shpreh pediatrja.

Prej 5 muajsh vendi ynë po përballet me epideminë covid-19, cka ka sjellë shqetësim dhe tek nënat e reja, nëse duhet të ushqejnë apo jo fëmijët me qumësht gjiri, nëse rezultojnë pozitve me koronavirus.

Pediatrja tregon për Report tv se nënat me Covid-19 mund të ushqejnë foshnjat me gji.

“Nuk ka asnjë provë deri tani që virusi të transmetohet nëpërmjet qumshtit të gjirit, sipas të gjitha studimeve që janë kryer deri më sot. Kështu që rekomandimet janë që nënat të vazhdojnë të ushqejnë fëmijët me qumështin e gjirit. Nëse nëna shfaq simptoma ose shenja klinike, atëhere nëse gjëndja e saj ja lejon që të ushqejë me gji, duhet të vazhdojë ta bëjë këtë duke pasur parasysh larjen e shpesht të duarve, dezifektimi i shpeshtë i sipërfaqeve, larja e gjirit para dhënies me gji të fëmijës, tështitja dhe kollitja në një pecetë që duhet të hidhet”, shpjegoi pediatrja./En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Nuk e kishte fëmijën me mua”, flet shqiptari që i mori jetën gruas në Greqi

Zbardhet dëshmia e Pandeli Nakoleci, shqiptarit që masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Volos të Greqisë. 40-vjeçari i...

Bosnje: Bllokohet propozimi për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel

Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, kanë refuzuar të përfshijnë në agjendën e Presidencës një iniciativë të anëtares, Zhelka...

I nxehti po i plak njerëzit më shpejt

Ekspozimi i përsëritur ndaj të nxehtit dhe temperaturave ekstrem po përshpejton plakjen tek njerëzit, sipas një studimi të fundit. Shkencëtarët theksojnë se ndikimi i këtyre...

Spanja në alarm nga xhihadistët, 95 të arrestuar në 8 muaj

Në Spanjë po vihet re një përshkallëzim i vërtetë në luftën kundër terrorizmit xhihadist. Shifrat janë alarmante. Vetëm gjatë tetë muajve të parë të...

“Kur të flas unë…” Kë po kërcënon Erion Veliaj me videon e fundit?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë “viral” në rrjetin social Tik Tok gjatë kohës që qëndron i izoluar në qendrën e paraburgimit në...

Lajme të tjera

Web TV