Situata e COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë kritike, ndërkohë që lajmi i mirë është se për 24 orët e fundit ka patur një rënie të numrit të viktimave.
IKSHPK-ja raporton se për 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 181 persona nga 463 teste të realizuara.
Rastet e reja pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri.
Numri total i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 9.869 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dhe tre pacientë të tjerë për shkak të COVID-19, duke e çuar në 303 numrin total të viktimave në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit, kanë fituar betejën me COVID-19 dhe 125 pacientë të tjerë duke e çuar në 5.480 numrin total të të shëruarve, kurse numri i rasteve aktive është 3.961.
/En.Br./Fjala.al