Pogradeci, qyteti elitar i Shqipërisë që vizitohet në të 4 stinët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pogradeci dhe rrethinat e tij ofrojnë për turistët një atraksion të përhershëm turistik me natyrën, kulturën dhe historinë që i japin madhështinë, ndërsa liqeni i jep hijeshinë.

Përveç liqenit, Pogradeci ka edhe shumë bukuri të tjera natyrore në periferinë e tij, në fshatrat që e rrethojnë, ka monumente të rëndësishme kulturore e historike që të tërheqin t’i vizitosh.

Këtë vit, Pogradeci si asnjë vit më parë është më i pastër, që nga rrugët kryesore, të brendshme apo vija liqenore.

Në këtë qytet kudo ka bukuri si Lini, një gadishull i vogël në brigjet perëndimore të liqenit të Ohrit me një fshat të bukur me të njëjtin emër.

Shtëpitë janë të ndërtuara prej guri dhe tulla në anët e rrugicave të ngushta mbuluar me pjergulla. Në jug të Linit, afër Buqezës në liqen, në thellësinë 2-3 m ndodhen disa palafite.

Ai është një vendbanim i tipit liqenor ndërtuar në sipërfaqe të liqenit, si ajo e Maliqit në rrethin e Korçës. Ka gojëdhëna që dikur gadishulli i Linit ka qenë një ishull i bukur me bimësi të lulëzuar.

Ndërsa burimet e Drilonit që ndodhen rrëzë kodrave afër fshatit Tushemisht dhe Gurras, 4 km nga Pogradeci kanë një pamje të pakrahasueshme.

Këtë monument natyre mund ta vizitoni në qoftë se ndiqni rrugën Pogradec-Doganë-Shën Naum. Ai është një burim i madh gëlqeror që buron me rrjedhje vertikale të ujit në fund të bllokut gëlqeror, duke vazhduar më pas rrjedhjen në liqenin e Ohrit.

Uji vjen nga liqeni i Prespës përmes Malit të Thatë. Uji del jashtë si një burim i madh i veçantë me një rrjedhje prej 7 m3/sek. Zona është e rrethuar me bimësi të dendur. Qyteti i Liqenit, Pogradeci, është qyteti elitar i Shqipërisë i cili vizitohet në të katër stinët./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pas skandaleve dhe ofendimeve, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kthehen sërish bashkë?

Para pak kohësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar...

Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës/ OSHEE kontrolle në çdo subjekt

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar...

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit me titull: "Des Allerstreytparsten und...

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën për ‘Shqipërinë 2030’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku lajmëron se nesër në orën 10:00  do të prezantojë një nismë të re...

Momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës pasi piu kafe me të?!

Prokuroria e Shkodrës në një njoftim zyrtar ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin Erdgys Arrazit, i cili është vënë në pranga për shkaktim...

Lajme të tjera

Web TV