UEFA shpall vazot, Astana, Karabagu, Makabi i Tel Avivit dhe Dinamo e Tbilisit, kundërshtarët e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizmi që qeveris futbollin kontinental, UEFA, ka përditësuar pak më parë edhe ndarjen e vazove për shortin që do të hidhet ditën e diel, në orën 12:00 për turin e parë eliminator të veprimtarisë më prestigjioze të klubeve të kontinentit, Ligës së Kampioneve.

Kampionia e Shqipërisë e Tirana e nis nga ky tur aventurën e saj kontinental dhe UEFA ka përzgjedhur katër kundërshtarë të mundshëm të bardhebluve në shortin që do të hidhet të dielën në Nion të Zvicrës. Dhe do të jetë një sfidë lindore ajo me të cilën do të përballen kampionët e Shqipërisë.

Kështu, janë kampionia e Kazakistanit, Astana, kampionia e Azerbajxhanit, Karabagu, kampionia e Izraelit, Makabi e Tel Avivit, dhe kampionia e Gjeorgjisë, Dinamo e Tbilisit, ekipet që do të jenë pengesa e bardhebluve në përpjekjen për të kaluar në turin tjetër të kësaj veprimtarie.

Në letër, të katërta janë favorite kundrejt Tiranës, por një sfidë me kampionen e Gjeorgjisë duket më e pranueshme që bardheblutë të shpresojnë për më tej. Kujtojmë që edicionin e kaluar Partizani u përball me azerët e Karabagut dhe ky klub tashmë është sërish një kundërshtare e mundshme për kampionen e Shqipërisë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV