Stefan Kandillari/Mbreti bullgar i kërkoi ta birësonte, ai refuzoi për t’i ardhur në ndihmë atdheut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historiani Niko Kotherja, në një postim në rrjetet sociale ka postuar një foto të mësuesit të Mësonjëtores Shqipe në Korçë, Stefan Kondillari.

Ai ka refuzuar ofertën e mbretit bullgar për t’a birësuar duke i thënë se duhet të kthehej në vendin e tij, pasi ai po vuante nga sundimi osman.

Ai u kthye në Shqipëri me armatime të dhëna nga mbreti bullgar dhe u bë pjesë e çetave patriotike.

“Jeta e tij do te kishte nje rrjedhe tjeter po te kish pranuar oferten e mbretit te Bullgarise. Monarku, duke e cmuar pafund, i sugjeroi ta biresonte dhe Bullgaria te behej me tre princer. Por jo. Stefan Kondillari i tha: “Madheri, une jam shqiptar dhe duhet te kthehem ne vendin tim. Ai vuan nga sundimi osman. Marr guximin t’ju kerkoj qe te me financoni armatime me te cilat do te ndihmoj luften e armatosur te shqiptareve per liri.” I ngjeshur me municion, Stefan Kondillari u kthye ne Shqiperi dhe u be pjese e cetave patriotike.
I lindur ne fshatin Katund te zones se Vakefeve ne Korce, edhe pse jeteshkurter, ka lene gjurme te rendesishme permes te aktivitetit te tij. I diplomuar ne Institutin e Gjuheve Orientale ne Napoli erdhi ne Korce, ku sherbeu si mesues i shqipes ne Mesonjetore, aty ku vite me pare si nxenes mori mesimet e para.
Vdiq i semure nga tuberkulozi, ne shkurt te vitit 1912. Nje kortezh i jashtezakonshem formoi percjelljen e patriotit per ne banesen e fundit. Nxenesit e tij, mes loteve, mbanin ne duar kurora te zbukuruara me ngjyrat kuqezi, qe simbolizojne nje ideal, te cilit Kondillari 32 vjecar i fali jeten. ???” shkruan Kotherja krahas fotos.

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10213461271164964&set=a.10200339288843607&type=3&theater

Të fundit

Lajm i fundit/ Mediat spanjolle raportojnë: Ndërron jetë ylli i Liverpool

Diogo Jota, futbollisti 28-vjeçar portugez i Liverpoolit, vdiq herët këtë mëngjes në një aksident trafiku në provincën e Zamorës. Aksidenti...

“Berisha kishte lidhje me agjendën serbe”, gazetari: Si më hoqi nga puna

Xhevdet Zekaj, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, hodhi akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e lidhur...

Xhim Morison, legjenda e pavdekur e muzikës

Nga Leonard Veizi       Nga kordat e zërit të tij dilnin nota mistike, diçka që ishte fillimisht veç një imazh i cili kalonte vetëtimthi nëpër...

Rama: Ina Majko, prurja e parë në vijim të rrugës së re

Kryeministri Edi Rama thotë se Ina Majko, të cilën e emëroi zëvendës ministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, është prurja e parë ndër shumë të...

Rama vizitë në Vlorë, pritet të mbërrijë në Bashki

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në bashkinë e Vlorës. Mësohet se kreu i qeverisë do të jetë prezent aty rreth orës 10:00, ndërkohë...

Lajme të tjera

Web TV