Është gjendur një trup i pajetë mëngjesin e kësaj të diele në mes të rrugës në Vaun e Dejës.
Burime për mediat bëjnë me dije se viktima është Gjin Ndoj, 30 vjeç.
Ndoj është qëlluar me armë zjarri në kokë, dhe më pas ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkjezë.
Ende nuk ka detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje të rëndë.
Bo.Ba/fjala.al