OBSH: Duhet t’ rrisim fondet, s’është kurrë vonë për ta mposhtur pandeminë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekziston një “hapësirë e madhe globale” në mes të fondeve që duhen për luftim të koronavirusit, dhe fondeve që janë ndarë për këtë çështje, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Më shumë se 19.92 milionë persona është raportuar të jenë infektuar me koronavirus në gjithë botën, ndërkohë që 729,883 kanë vdekur, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Për të infektuar është raportuar në më shumë se 210 shtete e territore, derisa rastet e para janë identifikuar në Kinë, në dhjetor të vitit 2019.

“Tre muajt e ardhshëm paraqesin një dritare tejet të rëndësishme të mundësisë për të rritur ndikimin e Iniciativës ‘Mjetet për qasje ndaj COVID-19”, ka thënë Tedros në një konferencë për media në Gjenevë.

“Megjithatë, për ta shfrytëzuar këtë mundësi, neve na duhet t’i rrisim fondet për këtë Iniciativë dhe të kthejmë në prioritetet përdorimin e mjeteve të reja”.

Ai ka thënë se OKSH-ja ka vetëm “10 për qind të fondeve” në vlerë të miliarda dollarëve, sa është thënë se i nevojiten.

“Vetëm për vaksinë nevojiten më shumë se 100 miliardë dollarë. Kjo është shumë e madhe e të hollave dhe në fakt është”, ka deklaruar ai.

“Mirëpo është shumë e vogël në krahasim me 10 trilionë dollarë që investuar nga shtetet e G20-ës, si stimuj për t’u përballur me pasojat e pandemisë deri më tani”, ka shtuar ai, duke iu referuar grupit të 20 vendeve më të industrializuara.

Megjithatë ai ka thënë se ekziston shpresë në gjithë këtë situatë.

“Nuk është kurrë vonë për ta mposhtur pandeminë. Mesazhi është për ta “shtypur, shtypur, shtypur”, ka thënë ai.

Lexo edhe :  Nard Ndoka: Rama është çmendur, pas aksionit së tij fshihet diçka e madhe!

Mjeku, Mike Ryan, që është në krye të programit të OBSH-së për emergjenca, ka thënë se koronavirusi është i thjeshtë, brutal dhe mizor.

“Është brutal në thjeshtësinë e tij, është brutal në mizorinë e tij, mirëpo nuk ka tru. Ne kemi trurin, ne mund ta mposhtim diçka që nuk ka tru, mirëpo tani nuk jemi duke bërë shumë punë të mirë”, ka deklaruar ai./REL

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV