Kur gjithçka thuhet se bëhet për drejtësi, por e drejta s’gjendet asnjëherë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Anila Hoxha ka shkruar një status në Facebook, për gjyqtarët që mbrojnë vetën në emër të “drejtësisë” dhe minoreneve dhe qytetarëve që nuk gjejnë kurrë drejtësi.

Shkrimi Anilës ka marrë shkak nga një gjyqtar u mbrojt duke u vetkonsideruar si gjyqtari i të varfërve dhe të pamundurve.

Ja çfarë shkruan Anila për këtë:

Pak ditë më parë, një gjyqtar u mbrojt duke u vetkonsideruar si gjyqtari i te varferve dhe të pamundurve. Natyrshëm me erdhi ne mendje rasti i 20 vjecarit Franko, nga Delvina qe u arrestua ne nje furre buke për dy kalcone dhe dy molto.

Gjyqi për Franko problematikun, rehabilitimi i te cilit ishte i pasukseshem , do nise ne muajin shtator, pas pushimeve.
Mu kujtuan mijra dosje qe zvarriten, procesverbale qe firmosen per mijra dosje qe zenë me pune te kota oficere prokurore dhe gjyqtare . Që të gjithe bashkë ne fund i kthejne varfanjaket e te pamundurit ne statistika.
Vjedhja raportohet 150 perqind e zbuluar. Krimi 200 perqind , hashashi 700 perqind i asgjesuar. Se ndodh qe kapet ndonjeri duke shitur cigare ne rruge, nje kobtrabandist i hatashëm qe e shton suksesin ne 900 perqind, ashtu sikurse ndonjeri qe merr 5 mije leke na ndihmon te kapim majat per goditjen e korrupsionit.
Se keshtu zbrazet deti me kova, me ndonjerin qe vendos tenden pa leje, ndonjerin qe vjedh për te ngrënë, jo me ata që na lënë pa ngrenë !

Anipse ai qe ngre gjithe katin pa leje jeton nen te njejtat ligje , ose ai /ata që duket sikur tenderojne, koncensionojne, revizionojne, shtrojne rruge, lyejne shkolla e spitale por ne fakt bejne vetem nje pune. Korruptojne te medhenj, sa me lart aq me mirë.
Sikur te bente vaki te ndodhe si tek ajo përralla. ..!

Nje mbret qe ishte duke shetitur u magjeps pas nje lendine. Kaleroi sa mundi dhe bashke me shpuren ju afrua fshatarit te varfer, që jetonte ne kasolle. Sa do për kete lendine bashke me kasollen? – e pyeti mbreti

Fshatari ju pergjigj- jo madheri, nuk e shes as kasollen , as lendinen. I kam te babes
Mbreti e rriti oferten madje e joshi edhe me nje keshtjelle. Prape fshatar ziu tundete koken e kemnengulte JO. Atehere mbreti u nxeh dhe foli : a e di ti qe unë jam mbreti dhe kjo eshte mbreteria ime, unë ta rrembej!

Fshatari qete qete ja ktheu : po madheri, ti mund ta besh edhe kete. POR unë do ankohem ne GJYKATE. 

 

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV