Pandemia/ VOA: Spitalet në Shqipëri mbingarkesë pacientësh nga të gjitha moshat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, pandemia Covid-19 vazhdon të përhapet në të gjitha moshat dhe krahinat. Tirana është qyteti më i prekur nga virusi për shkak të numrit të madh banorëve.

Në kryeqytet janë vendosur edhe dy spitalet Covid, Infektivi dhe Sanatoriumi, të cilët mjekojnë një numër pacientësh përherë në rritje.

Një pacient me Covid vetëm 29 vjeç i dha fund jetës sot në orët e para të ditës, duke u hedhur nga katet e sipërme të spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku po mjekohej prej 4 ditësh.

Pas Spitalit Infektiv në Qendrën Universitare Nënë Tereza, është spitali i dytë Covid “Shefqet Ndroqi”, i njohur si Sanatoriumi, ai që po mban gjithashtu mbingarkesë të pazakontë pacientësh të infektuar nga koronavirusi.

Vdekjeve nga sëmundja sot iu shtua në spital edhe një vetëvrasje. Një pacient 29 vjeç nga Durrësi i dha fund jetës sot në orët e para të ditës duke u hedhur nga katet e sipërme të ndërtesës.

Përfaqësuesit e spitalit universitar deklaruan se i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e qëndrueshme.

Por mjekët thanë se janë organet e specializuara ato që po hetojnë mbi arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, dhe se ata kujdesen me përkushtim për shërbimin shëndetësor.

Sipas njoftimeve zyrtare, mosha mesatare e pacientëve me Covid është është 47 vjeç.

Afro 20 për qind e të prekurve u përkasin moshave 55-64 vjeç, por po aq, rreth 20 për qind të tjerë janë pacientë të moshave të reja 25-34 vjeç.

Edhe sot përreth Sanatoriumit kishte një numër të konsiderueshëm forcash të rendit dhe familjarësh, të parët për të vendosur rregull dhe rritur sigurinë, të dytët për të ndihmuar sadopak nga jashtë e në distancë njerëzit e shtëpisë të shtruar aty.

Lexo edhe :  Pronari i kabinave në Theth është njeriu që planifikoi të vriste Kurtin

Në Sanatorium janë të shtruar afro 120 pacientë, disa janë të intubuar dhe disa në tereapi intensive, por shifrat lëvizin përditë midis atyre që shërohen dhe lënë spitalin dhe atyre që shtrohen rishtas.

Kur dolën rastet e para me COVID në pranverë dhe nga vdekja e parë më 11 mars, sot pas afro 5 muajsh, numrat në Shqipëri janë mbi 208 të vdekur dhe mbi 6 mijë e 500 të infektuar./VOA

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV