Lajm shpresëdhënës/ Epidemiologu: Një mjekim efektiv për Covid po shtohet në listën e trajtimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që situata e COVID-19 në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese, një lajm i mirë na i jep epidemiologu, Ilir Alimehmeti.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar studimin e Qendrës Kombëtare të Kancerit në SHBA, e cila ka testuar mjekimin akalabrutinibin në 19 pacientë në gjendje të rëndë.

Duke iu referuar studimit, pas 14 ditësh mjekim është vënë re përmirësim i oksigjenimit të tyre.

Postimi i plotë:

Lajme te mira miqtë e mi! Një tjetër mjekim tregohet shume premtues dhe mund te shtohet ne arsenalin e trajtimeve për pacientet me COVID-19 te rende. Mjekimi qe po testohet është akalabrutinibi, nje mjekim qe është përdorur me pare ne limfomat jo-Hogkin. Studiuesit e Qendrës Kombëtare te Kancerit, Bethesda (SHBA) kane testuar akalabrutinibin ne 19 paciente me COVID-19 ne gjendje te rende: 11 paciente ne oksigjenim suplementar (terapi intensive)  8 paciente te intubuar Pas një periudhe trajtimi 10-14 ditore u vu re: Akalabrutinibi e përmirësoi oksigjenimin, shpesh brenda 1-3 ditëve, dhe pa toksicitet te dallueshëm. Pas trajtimit me akalabrutinib, ne detaj: 8 nder 11 pacientet (72.7%) ne oksigjenim suplementar dolën nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje për oksigjenim.

4 nder 8 pacientet (50%) e intubuar, u ekstubuan.
2 nder 8 pacientet (25%) e intubuar, dolën nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje për oksigjenim. Këto te dhënat i hapin rrugën studimeve zyrtare klinike ndërkombëtare. Pas shume kohës kemi serish një tjetër mjekim nen testim, i cili nevojitet ne format e renda te COVID-19. Edhe pse kostoja e akalabrutinibit eshte e larta, duke qene se nevojitet vetëm për pacientet ne gjendje shume te rende, e bën trajtimin kosto/efektiv, nëse provat klinike dalin pozitive. Forca miq! Jepini kohe shkencës te zbuloje terapi gjithmonë e me te efektshme! Ndërkohe zbatoni rregullat e parandalimit: Distance fizike Higjiene e rregullt Maska nëse nuk ruhet dot distanca fizike.

/En.Br./Fjala.al

Lexo edhe :  Coca-Cola ndryshon recetën? Trump thotë po, kompania shmang konfirmimin

 

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV