Protestat në Bjellorusi/ Rama: Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e krijuar në Bjellorusi dhe pas deklaratave të politikës shqiptare. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Rama shkruan se në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, por për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, gjë që kërkon aprovimin e të dyja palëve.

Më tej Rama shkruan se megjithëse nuk ka bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve, Shqipëria po bën vërtetë më të mirën bashkë me Suedinë.

Postimi i plotë

Disa shqipe të politikës së madhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskam humbur një shans Shqipërisë! Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve.

Unë jam krenar për faktin se megjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë i OSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE për Minskun.

Nuk i kemi bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të niveleve të larta në BE e jo vetëm, sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por dua t’i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se Shqipëria po bën vërtetë më të mirën, bashkë me Suedinë????

Të fundit

E fejuar për pesë vjet, Xheneta rrëfen ndarjen: Kisha probleme me nënën e tij!

Xheneta Fetahu ka folur pa doreza për të kaluarën e saj në rubrikën “Trotuar” në ‘E Diell’. Teksa është...

SPAK godet grupet e trafikut të drogës, disa të arrestuar në qytete të ndryshme të vendit

Prokuroria e Posaçme ka finalizuar një operacion ku janë goditur disa grupe kriminale të lidhur me trafikun e drogës në disa qytete të vendit. Gazetarja...

Neda Balluku e ashpër ndaj prindërve: “Mbajini vetë kalamajtë ose mos bëni fare kalamaj”

Opinionistja Neda Balluku ka ‘goditur’ një fenomen social ditën e sotme përmes rrjeteve sociale. Nga parku i Liqenit, ku e ka nisur javën, ajo ka...

Publikohet teza e anglishtes 30 minuta pas nisjes së provimit

Ditën e sotme rreth maturantët në të gjithë Shqipërinë, do të zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Rreth...

Sulmet me dronë të Ukrainës/ Rusia: Hakmarrja është e pashmangshme

Rusia ka reaguar në lidhje me sulmin me dronë të Ukrainës gjatë fundjavës. Dmitry Medvedev, duke iu referuar sulmit të së shtunës në mbrëmje, tha:...

Lajme të tjera

Web TV