Alarmi i studiuesve/ Mbani larg virusin duke shmangur këtë veprim me kondicionerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajri i thatë apo i kondicionuar rrit infeksionin me Covid-19. Prandaj një grup studiuesish kërkojnë në studimin e tyre standarde optimale për lagështinë në mjedise të brendshme dhe në mjetet e transportit publik.

Lagështia relative duket se “ndikon fuqishëm” në përhapjen e viruseve në mjediset e mbyllura, sidomos kur ajri është i thatë. Ky është përfundimi i një ekipi hulumtues indiano-gjerman.

“Lagështia duket se luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për përhapjen përmes ajrit të COVID-19 në mjediset e brendshme”, thuhet në raport, i cili bazohet gjithashtu në gjetjet e nga testet e kaluara me viruse të ngjashme, H1NI për gripin dhe MERS-CoV.

Ngrohja apo ftohja ekstreme e mjediseve të brendshme me kondicioner shkakton tharjen e ajrit dhe ndihmon përhapjen e virusit COVID-19.

Prandaj në mjediset e ndërtesave publike duhet të ketë të paktën 40% deri 60% lagështi, për të zvogëluar rreziqet e përhapjes së viruseve, thanë analistët e Laboratorit Fizik Kombëtar të Indisë CSIR të udhëhequr nga Sumit Kumar Mishra  dhe ata të Institutit Leibniz të Gjermanisë për Kërkime Troposferike (TROPOS) nën drejtimin e Alfred Wiedensohler dhe Ajit Ahlawat.

Ruajtja e lagështisë relative të dhomave apo zyrave në vlerat 40% dhe 60% si dhe hapja e dritareve mund ta zvogëlojë thithjen e pjesëzave të infektuara prej virusit.

Hemisferën e veriut e pret rreziku

Ardhja e dimrit në hemisferën veriore nënkupton rreziqe më të larta për “miliona njerëz”, paralajmëroi Wiedensohler, sepse ata do të qëndrojnë në mjedise të mbyllura dhe thithin ajër që vjen jashtë duke kaluar përmes kondicionerëve.

Në mjediset e ndërtesave publike duhet të ketë të paktën 40% deri 60% lagështi për të zvogëluar rreziqet e përhapjes së viruseve

Ngrohja e ajrit në një temperaturë të pranueshme do ta “ulë ndjeshëm lagështinë relative të mjediseve të shtëpive, zyrave apo dyqaneve, dhe kjo do të krijojë një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme për banorët apo punonjësit, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19”, thuhet në studim.

Lexo edhe :  Veliaj: Në SPAK shkova vet

Por sipas studimit edhe ftohja ekstreme e mjediseve të brendshme me kondicioner gjatë verës shkakton tharjen e ajrit dhe gjithashtu “ndihmon jetëgjatësinë e viruseve COVID”.

Si përfundim ekipi i studiuesve thotë që mbikëqyrësit e ndërtesave dhe qeveritë duhet të azhurnojnë standardet dhe duhet të përfshijnë faktorin e lagështisë në rregullat e ardhshme për mjediset e mbyllura.

“Bazuar në gjetjet e studimit për të ardhmen është e domosdoshme të vendoset një standard minimum për lagështinë relative në ndërtesat publike” thuhet në raport, sepse kjo “jo vetëm që do të zvogëlojë ndikimin e COVID-19, por gjithashtu do të zvogëlojë edhe ndikimin e shpërthimeve të mëtejshme të epidemive virale”, shkruan ‘DW’.

Për momentin, përveç mbajtjes së maskave, shkencëtarët udhëzojnë që të respektohet distanca sociale dhe që në mjedise të mbyllura të ketë në varësi të madhësisë sa më pak njerëz që të jetë e mundur “./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

3 biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë

Komunikimi i rregullt dhe i hapur rreth nevojave, dëshirave, preferencave apo kufijve seksualë është çelësi për të një marrëdhënie...

Tirana binjakëzohet me Venecian/ Veliaj: Fillojmë një histori të re bashkëpunimi

Kjo e diel ka shënuar një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Venecias. Në një ceremoni të veçantë u bë binjakëzimi mes...

Takimi në Athinë/ Rama preku jo vetëm qeverinë por edhe opozitën

Analisti Skënder Minxhozi e cilësoi takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Greqi si një sukses të tijin si politikan. Në një intervistë...

Grabiti makinën e dy italianëve, Ervis Myrtaj dyshohet si autor i 2 vjedhjeve të tjera!

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me Ervis Myrtajn, i cili dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash dhe sendesh personale,...

Arsyet që do të të bindin të ecësh pas vaktit të darkës

E dije se të ecësh pasi ke ngrënë darkën mund të jetë çelësi i përmirësimit të shëndetit tënd të përgjithshëm? Një ecje e shkurtër...

Lajme të tjera

Web TV