Humb betejën me Covid-19 mjeku Vilson Topulli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemiologu i njohur, Vilson Topulli ka humbur betejën me Covid-19 pasditen e djeshme. Lajmin e ka bërë të ditur Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silvia Bino. Përmes një postimi në rrjetet soicale, Bino shkruan se 73-vjecari luftoi për jetën deri në momentin e fundit.

Ajo shkruan se mjeku kishte filluar punë që prej moshës 19 vjec dhe ai ishte I palodhur për punën që bënte, gjithmonë aty për cdo nevojë.

Postimi i plotë:

Kjo pandemi na mori sot kolegun tone te palodhur Vilin , Vilson Topullin. Me Vilin jam njohur gjate epidemisë se Kolerës ne vitin 1994. Me pas punova përreth 16 vite me te. Vili ishte personi qe njihte çdo skute ne Shqipëri e njihte vendin dhe këdo qe punonte ne shëndet publik. Nje njeri i palodhur. Ishte historia dhe kujtesa e ISHP ku kishte filluar punën qysh 19 vjeç. Njeriu qe kishte punuar për kontrollin e Antraksit e njihte çdo gjë rreth tij, qe kishte punuar me çdo epidemi dhe kontroll te saj ne ISHP. Vili ishte kujtesa ku eksperienca reflektohej ne çdo veprim e pune tonën nga fushata e kontrollit te Fruthit dhe Rubeoles, punën për certifikimin e Shqiperise si vend pa polio, kontrollit te sa e sa shpërthimeve epidemike e fushatave vaksinimi te ndryshme. Vili qe planifikonte me kujdes dhe ruante çdo detaj ne fletore. Ne një nga shënimet qe shkruante gjeta: Po nisem urgjentisht ne Korçe me Tan Ulqinakun dhe me Irisin për një rast vdekjeje te një te riu 28 vjeç nga një pneumoni virale. Ishte i palodhur ishte ndihma e çdo epidemiologu te ri e te vjetër. Ishte epidemiolog i mirëfillte i terrenit. Nuk mund ta dinte se vite me pas nje pneumoni e tille do ti merte jetën. Te na falesh Vili qe nuk te mbrojtëm e nuk te shpëtuam dot. Te qofte i lehte dheu kolegu jone i mire. Ngushëllime femijeve te tu te mrekullueshëm Herionit qe u përpoq ne çdo çast këto jave dhe për te cilin ti ishe aq krenar, mbesave te bukura e nipit Mario qe i doje aq shume, dhe Lajles se dashur me te cilën ishe aq i lidhur e ajo me ty.

 

Të fundit

Larg luftës/ Turistët izraelitë pushime në Sazan: Mikpritja shqiptare është e rrallë

Një fundjavë ndryshe për dhjetëra turistë izraelitë që prej disa javësh kanë mbetur në Shqipëri për shkak të luftës...

Ardon Jashari i thotë “PO” Milanit, gati firma edhe me shqiptarin tjetër

Në Milano janë ditë më të vërtetë të nxehta në këtë merkato vere, me Igli Taren që e ka nisur “zjarr” aventurën e tij...

Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë migrantë – por s’do të ndihen të mirëpritur

Friedrich Merz po përpiqet në mënyrë të pamatur të ringjallë një program të diskredituar të pasluftës: atë të “punëtorëve të ftuar”. Chris Reiter dhe Will...

“The Telegraph”, rendit bregdetin shqiptar në 10-shen më të mirë në Europë

Prestigjiozja “The Telegraph” në një artikull të saj ka rekomanduar Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e...

Adriatik Lapaj nis turin e falënderimeve nga Kuçova: Do vij t’ju takoj kudo në Shqipëri

Adriatik Lapaj ka nisur turin e tij të falënderimeve pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, duke zgjedhur Kuçovën si pikën e parë të...

Lajme të tjera

Web TV