Zbardhet dëshmia/ Si e vrau dhëndri i Qazim Sejdinit, Flor Qorrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që sot janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Florian Lamçjes në të gdhirë të 31 korrikut në Elbasan.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë prokuroria akuzon drejtpërdrejt Adriano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Sipas asaj që shkruhet në dosjen e prokurorisë, siguruar nga ‘abcnews’ Florian Lamçja dhe Sokol Sanxhaktari nuk flisnin prej kohësh bashkë, por ky i fundit ia kishte gjetur numrin ish-shokut përmes një gruaje duke i telefonuar disa herë më datë 30 korrik.

Gjatë marrjes në pyetje të miqve të viktimës dhe autorëve të dyshuar, prokuroria ka mësuar se Lamçja kishte gjetur disa thirrje të humbura nga Sanxhaktari në telefonin e tij më datë 30 korrik të këtij viti.

Prokuroria ka vërtetuar se mesditën e 30 korrikut, Sanxhaktari komunikoi me viktimën duke lënë të takoheshin në një ambient pranë Turizmit.

“Unë shkova bashkë me Florin në lokal ku gjetëm Sokolin, Ardiano Hajdarin dhe disa persona të tjerë, të cilët po konsumonin alkool. Arsyen përse Sokoli e thirri Florin, nuk e mësova pasi ata biseduan në një ambient të veçuar të lokalit, ku konsumuan edhe drogë”, i ka thënë dëshmitari prokurorëve.

Dëshmitari tregon se gjatë qëndrimit aty, Sanxhaktari dhe Florian Lamçja konsumuan disa herë lëndë narkotike në tualetin e lokalit dhe kur ktheheshin biseda mes tyre acarohej pa asnjë shkak.

Pasi qëndruan disa orë aty duke pirë, Sanxhaktari i ka kërkuar të njohurve të tij sipas prokurorisë, që të largohen në një ambient tjetër pranë duke marrë edhe pijet me vete.

Dëshmitari tregon gjithashtu se gjatë natës, Sanxhaktari dhe Lamçja nxorrën pistoletet duke qëlluar disa herë në ajër.

Lexo edhe :  Ministria e Arsimit shpall datat: Ja kur do të mbahen provimet e Maturës Shtetërore 2025

Miku i viktimës thotë më tej, se në rreth orës 04:00 të mëngjesit, Lamçja i kërkoi të pranishmëve që të njoftonin vëllain e tij.

Miku i Lamçjas ka tentuar të lidhet në telefon me vëllain e tij, por ai ishte në gjumë.

Më tej, miku i viktimës sqaron se një moment doli nga lokali edhe pse Sanxhaktari nuk e lejonte dhe po merrte ajër.

“Dëgjova një zhurmë të madhe kur po kthehesha sërish në lokal. Pash Florin që ishte përtokë dhe Sanxhaktar që e godiste si i tërbuar, por nuk e shihte dot me çfarë. Ika me vrap dhe thirra vëllain e Florit dhe i tregova çfarë kishte ndodhur dhe i dorëzova telefonin”- tregon ai.

Prokuroria urdhëroi sot arrestimin e Mehmet Muçës dhe Amadeus Lamçjas. I pari akuzohet për fshehjen e armëve të tyre, kurse tjetri për furnizimin e të pranishmëve me lëndë narkotike, kokainë.

Këtë të premte ndaj tyre gjykata me kërkesën e prokurorit Krehsnik Ajazi caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për...

PSG prezanton transferimin e Kvaratskhelias, gjeorgjiani pozon me menaxheri. shqiptare

Ylli gjeorgjian Kvicha Kvarsakhelia u prezantua ditën e sotme në radhët e gjigantëve të PSG-së ku firmosi kontratën deri në vitin 2029, ku do...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Lajme të tjera

Web TV