Veliaj: Bilanci i vitit të parë të mandatit të dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisioni HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU startoi sot sezonin e ri televiziv pas sezonit të suksesshëm që kaloi. I ftuar special është kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.  Kryebashkiaku bëri një bilanc të vitit të parë të mandatit të dytë në të cilin ka qenë përfshirë  edhe menaxhimi i tërmetit të shtatorit 2019, tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia e këtij viti që jemi duke kaluar.

Si ka qenë viti i parë i mandatit të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës?

Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për nga sfidat që kemi pasur. Askush nuk e kishte menduar nëëndrrat tona më të këqija që në një moment do të kishim tërmetin, pastaj tërmetin tjetër, pandeminë….Shprehja popullore thotë: Kur vjen e keqja, hapi derën! Kjo do të thotë që duhet përballuar dhe unë besoj se me dinjitetin maksimal e kemi përballuar. Kur shikoj kolegë në Matricio, Aquila, ose në vende të ngjashme, që edhe pse mund të kenë më shumë para dhe më shumë historik institucional, prapë për shkak të hovit të burokracisë ose mungesës së bashkëpunimit mund t’i jenë dashur vite. Ndërkohë që, duhet të pranoj që mënyra sesi po rikuperohemi brenda një viti, së shpejti kemi përvjetorin e tërmetit të parë të shtatorit…

Ky tërmet është harruar thuajse fare…

Po, por ne kishim disa dhjetra shtëpi për atë tërmet dhe qindra të tjera për tërmetin e radhës. Dhe mund të them me plot gojën që për tërmetin e shtatorit kemi rikuperuar 100% të strehimit. 56 shtëpi janë bërë të reja nga e para dhe ndërkohë për disa qindra janë bërë pagesa cash, gjithmonë nëse kanë qenë çështje meremetimesh. Kështu që mund ta quaj të përmbyllur të gjithë aktin, aksionin e rindërtimit për tërmetin e muajit shtator, ndërkohë jemi në proces për atë të nëntorit.

Domethënë Z.Veliaj, shtatori është i mbyllur, nuk ka asnjë çështje të hapur, një banesë, një rikonstruksion, një pagesë?

Bashkia e Tiranës ka provuar të gjitha pagesat, si dhe ka ndërtuar të gjitha shtëpitë që ishin për rindërtim. Mund të ketë qenë dikush që ka qenë jashtë dhe i ka kaluar pagesa, atij i duhet ende të paraqitet. Por si detyrimet tona kontraktuale dhe detyrimet tona të rindërtimit, ato kanë përfunduar. Ne e kalojmë këtë me sportivitet por duhet të kuptojmë një gjë. Unë e kam kaluar pjesën më të madhe të rinisë sime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty kalonte uragani ose ndodhte një përmbytje, siç ndodhi atëherë në Luiziana, pra ndodhte një fatkeqësi natyrore, shteti ishte aty në ditët e para për një shishe ujë dhe një sanduiç, më pas thoshte se është kompania e siguracionit.

“Nëse nuk je i siguruar, ky është problemi yt.” Kështu që ajo që ndodh këtu në një shtet modest si ky i yni, është e paprecedentë. Dhe unë besoj se është gjëja e duhur dhe e drejtë, ama jo gjëja e zakonshme. Nuk ndodh tipikisht kështu nëpër botë. Për ta kaluar pak me humor padurimin tonë ballkanas kur na kap me pyetjen “Kur?”, patjetër që duhet bërë ndërtimi, por kjo është pjesa e dukshme, pjesa e padukshme është vlerësimi, gara, prokurimi dhe më pas pjesa e ndërtimit.

E me gjithë këtë burokraci, fakti që brenda vitit mbyllëm shtatorin dhe besoj se kur të kemi përvjetorin e nëntorit, po definitivisht përpara Vitit të Ri, do të jenë mbyllur banesat individuale, pra shtëpitë monofamiljare të fshatit, dhe do të kenë filluar themelet e atyre që quhen pallate. Pra, dikush që ka humbur shtëpinë në Kinostudio apo Kombinat, dhe pallati është shpallur i pavlefshëm, do të ketë mundësi të thotë në krahun tjetër të rrugës: Ai apartamenti aty, për çështje muajsh, do të jetë i imi sepse do të jetë banesa e re në pallatet që po bëhen.

Ka një pyetje për tërmetin e 26 nëntorit që e bëjnë shumica. Këtë dimër do të jenë në shtëpi të reja ata që iu shkatërrua banesa?

Përpara Vitit të Ri do të hyjnë të gjithë ata që kanë pasur shtëpi private, duke qenë se kanë tokën e tyre, burokracia është pak më e vogël. Kjo e fundit është pak më e thjeshtë edhe në urbanistikë sepse kemi tre tipe shtëpish: 1+1, nëse je familje e vogël, 2+1, 3+1. Në një apartament gjërat janë komplet ndryshe. Ndryshe ka qenë një pallat në Kinostudio, ndryshe ka qenë në Kombinat, ndryshe ka qenë përbërja familjare, në një vilë dikush ka qenë një kurorë por dikush tjetër është martuar dhe kanë dalë dy kurora, dhe kjo është arsyeja se përse merr më shumë kohë. Por ajo që është e sigurt sot është se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të paguajë bonusin e qerasë për të 3000 mijë familjet që trajtohen me këtë bonus, deri sa të marrin çelësin e shtëpisë. Pra jashtë nuk do të qëndrojë askush. Në fshat nuk do të ketë njeri në kontenier dhe nëpër çadra, sepse do të futen në shtëpi të reja. Ndërsa në qytet do të vazhdojnë të qëndrojnë me qera deri sa të marrin çelësin e apartamentit. Kështu që, asnjë nuk do të jetë jashtë këtë dimër.

 

Të fundit

Torino mposht pastër Milanin në shtëpi, kuqezinjtë zbresin me “këmbë në tokë”

Milani “ul këmbën nga gazi” në këtë fund sezoni, kur nuk ka më asnjë objektiv për të arritur. Skuadra...

Bashkim në perversitet!

Nga Mero Baze Për të kuptuar dilemat që kanë opozitarët tanë dhe dilemat që ka familja Berisha, mjafton të dëgjoni dialogun mes Flamur Nokës, idiot...

REL: Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do...

Rithemelimi ‘thumbon’ qeverinë: Po favorizon “miqtë importues”

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reguar ashpër lidhur me rritjen e akcizës për...

“Jam totalisht i thyer”/ Afrona e pyet nga vijnë ndarjet, ja si përgjigjet Blero

I ftuar në një program televiziv, ka qenë këngëtari i njohur ish konkurent në BBVK Blero Muharremi. Ai edhe pse ka qenë shumë i vetëpërmbajtur...

Lajme të tjera

Web TV