“Po sa hije të kishte o burrë’, mesazhi i kompozitorit për “Paganinin shqiptar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kompozitori kompozitori Shpëtim Saraçi i ka kushtuar disa fjalë tw ndjerit Frederik Banda.

Shpëtim Saraçi shprehet se Banda ka merita të veçanta për kontributin e madh artistik në të gjitha rolet artistike.

Më tej kompozitori shkruan se Banda ishte një muzikant klasi dhe se mungesën e tij do e ndiejnë të gjithë.

“Po sa hije të kishte o burrë”, kështu ka shkruar ndër të tjera Saraçi, në një thirrje që përçon mall.

Banda ishte i njohur në rrethet artistike si “Paganini shqiptar” dhe ishte fitues i shumë çmimeve kombëtare.

Violinisti i mirënjohur –solisti i ansamblit popullor shtetëror, Frederik Banda ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare në 31 gusht në Connecticut të Amerikës.

Violinisti u diplomua për violinë në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1973. Përveç Urdhërit “Mjeshtër i Madh”, ai ishte dekoruar dy herë me Urdhërin “Naim Frashëri”, si dhe ishte shpallur fitues i konkursit të parë të muzikantëve në Shqipëri në vitin 1973./Jo.Be/Fjala.al

Postimi i Shpëtim Saraçit:

PO IKIN TE MIRET… Me shume hidherim mesova per largimin nga kjo jete te violinistit te mirenjohur-solistit te ansamblit popullor shteteror Frederik Banda. Fredi ka merita merita te veçanta per kontributin e madh artistik ne te gjitha rolet artistike te punes qe ai ka bere gjate jetes.Mbase po te filloj e te flas per meritat e vlerat nuk do jem shume i sakte pasi bashkohes te tij sigurisht dijne shume me teper nga une.Ajo qe dua te them eshte se ne humbem nje muzikant klasi por kryesisht humbem 1 mik brilant,familja humbi nje familjar te devotshem me te cilin rralle njerez mund te krahasoheshin.Mungesen e ketij miku,shoku e familjari do e ndjejme te gjithe.Ne kohet qe kane ardhur eshte pak e veshtire te kesh 1 mik te vertete si Fredi. FALEMINDERIT MIK E SHOK I MIRE per gjithçka na fale me aq bujari.Po sa hije te kishte o burre. Ngushellimet me te sinqerta familjes dhe i forcofte Zoti per kete humbje. R.I.P

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV