Rama: Mbyllja s’është opsion,ja si do funksionojnë shkollat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fillimi i vitit të ri shkollor, në një situatë pandemie, përpos udhëzimeve dhe protokolleve të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit, ka sjellë edhe reagimin e kreut të qeverisë, Edi Rama. Nëpërmjet një takimi të zhvilluar on line, me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave vendore arsimore, ai dha udhëzimet e tij, lidhur me mbarëvajtjen mësimore, duke vënë theksin në zbatimin e protokollit. Kryeministri bëri me dije se shkollat do të funksionojnë me tri turne, dhe se në klasa nuk do të lejohen të jenë më shumë se 20 nxënës, ndërsa nënvizoi se orët e mësimit do të jenë 30 minuta.

 

Sistemi arsimor në mbarë botën po përballet me sfidat e fillimit të vitit të ri shkollor, në një kohë kur virusi COVID-19 është ende në qarkullim. Teksa na ndajnë 2 javë nga nisja e vitit të ri shkollor 2020-2021, nxënësit, mësuesit, prindërit dhe komuniteti po përgatiten për një “realitet të ri”, në të cilin forma e arsimimit mund të jetë e ndryshme nga sa është njohur deri më sot.

Prej disa muajsh tashmë, po shihej me përparësi nga institucionet përkatëse, rihapja e shkollave, por në varësi të përhapjes së virusit Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunimë me Ministrinë e Arsimit, planifikuan disa skenarë për vitin e ri shkollor.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama ka realizuar një takim on line me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe të zyrave vendore arsimore, ku theksoi se ky vit i ri shkollor pritet të jetë tejet i vështirë, për shkak te pandemisë COVID-19.

Në takimin on line, i cili zgjati 32 minuta, kreu i qeverisë dha udhëzimet e tij lidhur me mbarëvajtjen mësimore, duke vënë theksin në zbatimin e protokollit, teksa shprehet se nga kjo varet shëndeti i fëmijëve, por edhe i një popullate të tërë. ” Duhet ta bëni natën ditë, pa u lodhur dhe të jeni në krye të detyrës në terren, për të ndjekur me rigorozitet zbatimin e udhëzuesit nga germa e parë në germën e fundit, dhe këtu nuk është më çështja për të kryer një detyrë shtetërore, por për të qenë në këtë detyrë shtetërore në lartësinë e një humanizmi të spikatur dhe për të qenë shembull dhe burim kurajoje, burim energjie e besimi për të gjithë njerëzit e sistemit arsimor, që nga drejtuesit e shkollave deri tek të gjithë mësuesit, përfshirë edhe prindërit”, deklaroi Rama.

Shkollat me turne

Kryeministri bëri me dije se shkollat do të funksionojnë me një, dy dhe tri turne, dhe se në klasa nuk do të lejohen të jenë më shumë se 20 nxënës, ndërsa nënvizoi se orët e mësimit do të jenë 30 minuta. “Funksionimi i shkollës do të jetë ndryshe nga vitet e tjera. Do të funksionojnë deri në 3 turne. 1097 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 turne, 183 shkolla kanë tri nënturne.

Në klasa, në mënyrë absolute, duhen respektuar regullat dhe nuk duhet të ketë më shumë se 20 nxënës. Për ato me mësim të kombinuar orët e programuara do të zhvillohen një herë në ambient dhe një herë on line, dhe do të vlerësohen vetëm në shkollë”, u shpreh Rama.

Rëndësi të veçantë, sipas kreut të qeverisë, kanë masat parandaluese për përhapjen e COVID-19, lidhur me higjienën në ambientet shkollore. Ndaj, për të rritur sa më shumë sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, në çdo shkollë do të ketë një inspektor shëndetësie për kontrrolle. “Shtohen detergjentët, maskat, termometrat; do të ketë edhe një person të dedikuar nga sistemi i shëndetit publik pranë shkollës. Personat e dedikuar nga Instituti i Shëndetit Publik duhet të jenë kontakti juaj i përditshëm, jo për t’i pyetur formalisht, as për t’i shtuar presionin normal të kësaj pune, por për t’i inkurajuar dhe për t’iu gjendur pranë”, nënvizoi kreu i qeverisë. Teksa paraqiti situatën pandemike që ka pushtuar vendin dhe mbarë botën, kryeministri u shpreh se numrat e të infektuarve do të rriten, kjo, sipas tij, e bazuar nga praktikat ndërkombëtare dhe analiza e arsyeshme e faktorëve që nxisin rritjen e numrave, por është e rëndësishme që rritja e numrit të të infektuarve të jetë objektive, si rezultat i një përballjeje të përditshme me armikun e padukshëm. Rama theksoi se mbajtja mbyllur e shkollave nuk ka qenë asnjëherë një opsion.

Lexo edhe :  Kultivuesit hedhin midhje në këshillin Bashkiak në Sarandë (VIDEO)

Në fjalën e tij kryeministri u shpreh se shkollën nuk e rrethojmë dot me mure të atilla që të mos lejojë hyrjen e virusit, por, sipas tij, nga mënyra se si do të bëhet puna, do të varet shumë pjesa tjetër, që konsiston në shëndetin e fëmijëve.

Box

 

Nisja e vitit të ri shkollor, Manastirliu: Rritëm me 30% ekipet e epidemiologëve

 

Me hapjen e shkollave më 14 shtator, fokusi i Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë rritja e ekipeve të epidemiologjisë që bëjnë gjurmimin, hetimin e rasteve dhe izolimin e vatrave të reja. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në vijim të forcimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore për periudhën vjeshtë- dimër, deklaroi se gjatë kësaj periudhe grupet e epidemiologëve në terren janë rritur me 30% për realizimin e hetimit të hollësishëm epidemiologjik. “Tashmë në gjithë Shqipërinë nga 54 ekipe terreni, ne kemi rritur me 30% ekipet, duke e çuar në 70 ekipe terreni.

Përpos kapaciteteve logjistike të shtuara me 12 njësi lëvizëse, falë edhe bashkëpunimit dhe ndihmës së USAID-it, pra qeverisë amerikane. Ne tashmë kemi mundësinë që me ekipet e shtuara në terren, të epidemiologëve, profesionistëve të shkencave mjekësore që janë punësuar dhe do të vijojnë të bëhen pjesë e ekipeve tona aktuale, të të rrisim kapacitetet e gjurmimit, hetimit dhe testimit në të gjithë vendin”, tha Manastirliu. Ministrja Manastirliu ka theksuar se, me hapjen e shkollave, në fokus të punës do të vijojë të jetë rritja e kapaciteteve dhe marrja e të gjitha masave për hetimin epidemiologjik dhe testimin, me qëllim izolimin e vatrave të reja. Sipas ministres, hapja e shkollave do të shoqërohet me një rritje të kapaciteteve, qoftë për sa i përket gjurmimit, hetimit epidemiologjik dhe testimit gjithashtu.

Manastirliu theksoi se vendosja e ekipeve të reja është një vlerë e shtuar për sa u përket kapaciteteve të burimeve njerëzore në Njësinë e Kujdesit Shëndetësor. “Sigurisht që bashkëpunimi me koordinatorët e shkollave, bashkëpunimi me mjekët, infermierët dhe përgjegjësit në çdo shkollë apo grup shkollash, do të luajë një rol të shtuar në të gjithë strategjinë e testimit, gjurmimit dhe izolimit të rasteve”, tha Manastirliu. Duke shprehur mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët që kanë zbatuar me korrektesë masat e këshilluara në parandalimin e përhapjes së infeksionit SarsCov 2, Manastirliu ka bërë sërish një apel për vijimin e zbatimit të distancimit social, masave të higjienës dhe vendosjen e maskës, si të vetmet armë që na mbrojnë në këtë luftë.

“Jemi në një moment shumë serioz të epidemisë. Nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ nga masat që tashmë i kemi marrë dhe jemi duke i aplikuar. Gjej rastin të falënderoj qytetarët, pasi shoh një angazhim shumë më të madh të gjithësecilit për të zbatuar rregullat, qoftë të distancimit fizik, qoftë të vendosjes së maskave në ambientet e brendshme. Lufta me këtë virus nuk ka përfunduar. Ai është një rrezik eminent për të gjithë”, tha Manastirliu, teksa theksoi se vijojnë të rrisin kapacitetet që këputja e zinxhirit të infeksionit të bëhet në kohën e duhur.  /Ra.My.Fjala.al/

 

 

Të fundit

Inteligjenca artificiale na ndihmon të interpretojmë tingujt e kafshëve

Cilido qoftë mendimi juaj për atë që përgjithësisht (dhe shpesh në mënyrë të pahijshme) quhet "inteligjencë artificiale", nuk ka...

Makina që drejton vetë vendos rekord botëror të shpejtësisë!

Një moment historik i ri për lëvizshmërinë autonome është arritur në Qendrën Hapësinore Kennedy: Maserati MC20 Coupé , i pajisur me një shofer AI të zhvilluar nga Universiteti Politeknik i...

Një monografi për artisten Safete Toska, “fisnikja tironse” e këngës qytetare

Nën zërin e mrekullueshëm të këngëtares Safete Toska në sfond, u promovua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit monografia Safete Toska – Fisnikja...

I kemi parë në filmat e Disney/ Makinat fluturuese tashmë janë një realitet!

E keni parë në veprim në sagën Back to the Future dhe Blade Runner , por edhe në Total Recall , Harry Potter dhe madje edhe në një film të vjetër të...

SHBA tërheq trupat?! Makthi i Evropës mund të bëhet realitet

Politikanët evropianë besojnë se SHBA mund të tërheqë rreth 20,000 trupa amerikane nga rajoni, numri që ish-presidenti Joseph Biden përforcoi forcat evropiane në fillim...

Lajme të tjera

Web TV