Rezultoi pozitiv me Covid-19/ Berluskoni ndodhet në gjendje delikate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni është në një fazë delikate për shkak të infeksionit në mushkëri, shpjegoi këtë të dielë mjeku i tij personal Alberto Zangrillo.

Zangrillo tha për mediat se po largoheshin nga spitali se “pacienti dukej i qetë” dhe se faza në të cilën ai ndodhet është “delikate”, pasi infeksioni pulmonar që ai ka, “meriton terapi emergjente dhe kërkon kohën e saj”.

Sidoqoftë, mjeku theksoi se Berluskoni po i përgjigjet “në mënyrë optimale trajtimit” dhe sqaroi se kjo nuk do të thotë të gëzohesh para kohe, pasi ai i përket kategorisë që konsiderohet si më e rriskuar “, raportojnë mediat lokale.

Doktori nuk dha më shumë detaje për gjendjen e ish-kryeministrit  dhe u shpreh se nuk do të ketë komunikime të tjera për sot mbi gjendjen shëndetësore të tij, shkruan Fjala.al.

Berluskoni rezultoi pozitiv me koronavirus në 2 shtator pasi iu nënshtrua një prove në Itali kur po kthehej në Arcore, afër Milanos, nga një udhëtim nga Franca, ku vizitoi vajzën e tij të madhe Marina.

Më herët, ai kishte kryer një tjetër provë, e cila rezultoi negative. Por më vonë, mësoi se biznesmeni Flavio Briatore, shoku i tij dhe me të cilin ai kishte pasur një takim në Sardenjë, ishte infektuar.

Zangrillo shpjegoi të premten se Berluskoni nuk kishte asnjë simptomë kur iu nënshtrua testit që tregoi se ishte i infektuar dhe se ai rekomandoi shtrimin në spital më 3 shtator si një masë paraprake, pasi verifikoi që ai kishte problem me mushkëritë.

Berlusconi është 83 vjeç dhe ka vuajtur nga sëmundje kardiovaskulare në të kaluarën.

Dy nga fëmijët e saj, si dhe partnerja aktuale Marta Fascina, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjithashtu./Er.Ke/Fjala.al/

Të fundit

Harroi që ishin kamerat/ Çfarë porosie i dha Julit para se të dilte: Boh, a na dëgjuan

Pas surprizës së bukur, ku takoi vajzën e tij Reinën, Julian Deda u surprizua kur mes banorëve gjeti djalin...

Njihuni me 5 rracat e qenve më të shtrenjtë në botë

Qentë janë një nga kafshët shtëpiake, shumë të dashura nga njerëzit. Ata janë të rracave të ndryshme, por disa dallohen për çmimin e tyre...

Vajzat mbi 30 vjeç janë “plaka”/ Gjinekologia: Mosha kur rritet mundësia për abort

Mëngjesin e sotëm në “7pa5” është diskutuar për një temë sensitive, aborti. Çfarë e shkakton abortin, kur është mosha më e rrezikuar dhe kur...

Arsyet përse nuk duhet të kombinoni sodën e bukës me limon për të zbardhur dhëmbët

Soda e bukës është një produkt kimik ushqimor me veti ‘magjike’, pasi përbërja e saj rregullon strukturën kimike të organizmit dhe përshpejton shërimin e...

Eurovision 2024/ Rama thirrje shqiptarëve: T’i japim Besës mbështetjen tonë

Shqipëria përfaqësohet më 9 maj në Eurovision me këngëtaren Besa Kokëdhima, e cila do të performojë e 2-ta në skenën magjike. Kryeministri Edi Rama ka...

Lajme të tjera

Web TV