Pas Mediut edhe Dashamir Shehi ‘tradhton’ Bashën/ I del krah Jozefina Topallit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shfaqi shenja pakënaqësie ndaj kreut të opozitës. Lulzim Basha.

Ndërkohë, ditën e sotme edhe Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka mbështëtur Jozefina Topallin për qëndrimet dhe idetë e saj, duke dalë indirekt edhe kundra Bashës.

I ftuar pasditen e sotme në Report Tv, Shehi tha se mbështet idenë e Jozefina Topallin që vendit i duhet një ndryshim i rëndësishëm e jo vetëm një rotacion politik.

“Jam dakord me Topallin kur thotë se nuk kemi nevojë thjesht për rotacion, por kemi nevojë për një përmbysje të madhe”, shprehet ai. Por për të arritur ndryshimin, sipas tij, nevojitet kontributi edhe i Jozefina Topallit.

“Për mua është e mirëpritur përtej ideve që i shpreh me një pathos të madh, por unë gjykoj që Shqipëria ka nevojë për bijtë e bijat e veta ku hyn edhe Jozefina.”

Shehi pranon se edhe ndaj tij ka patur oferta për të lënë aleancën me Lulzim Bashën, por thotë se ata që kanë marrë përsipër të bëjnë ndryshimin, duhet ta bëjnë me ndershmëri dhe jo nëpërmjet pazareve.

 

Pa.Va/ Fjala.al

Të fundit

“Ka hedhur një shashkë shtëpia ka shpërthyer”/Kush banor mund të fitojë BBV3 sipas Lisit?

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP3”, Elvis Myrta. Ai ka...

Agron Llakaj kujton babain e ndjerë, publikon foton: Ditëlindja e parë pranë Zotit!

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj, rreth një viti më parë, humbi babain e tij. Sot, është ditëlindja e parë që babai i...

Tragjedia në Shkodër, sociologu : Krimi një “bukë” e përditshme në shoqërinë shqiptare

Sociologu Gëzim Tushi e ka cilësuar si ndër më të rëndat, ngjarjen e ndodhur në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrizi u hodh në lumin...

Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve nisin edhe në Mal të Zi

Ende nuk ka asnjë gjurmë për trupat e Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj, të cilët dyshohen se janë mbytur në lumin Buna. Mësohet...

E bardhë, e zezë apo integrale, zbuloni llojet e bukës dhe efektin e tyre

Furra e Bukës është ndoshta dyqani që një konsumator viziton më shumë në jetë. Zgjedhjet që të ofrohen aty janë të panumërta, që nga buka...

Lajme të tjera

Web TV