Ka vijuar edhe mëngjesin e kësaj të premteje kthimi i qytetarëve shqiptarë drejt shtetit fqinj Greqisë përmes pikës kufitare të Kapshticës.
Situata vijon të jetë e njëjtë. Kuota prej 300 personash për të kaluar në ditë në pikën kufitare të Kapshticës ende nuk është plotësuar, por radhët e emigrantëve në pritje për të kaluar janë të gjata.
Burime për “Fjala.al” bëjnë me dije se me dhjetëra emigrantë shqiptarë janë kthyer pas pasi policia iu thotë se nuk i kanë formularët online në rregull.
Nuk dihen ende nëse do të kalojnë të gjithë dhe nëse situata do të rëndohet më vonë./Bl.Ba/Fjala.al