Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 7 viktima dhe 71 raste të reja me koronavirus.
Me të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të vdekurve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 596.
Gjatë 24 orë janë shëruar edhe 163 pacientë, duke e çuar në 11,435 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë, gjashtë muaj më parë (13 mars) e deri më 13 shtator, janë regjistruar 14,637 raste me COVID-19. Raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 2,606./Re.gu/Fjala.al