Aksidenti tragjik në Elbasan/ Policia jep detajet: Ishin pasagjere, dy të tjerat jashtë rrezikut, 58-vjeçari i dehur në pranga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Behar Pema është vënë në pranga pasi është cilësuar si shkaktari i aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Tiranë-Elbasan, ku i mori jetën dy vajzave të reja.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se 58-vjeçari i cili drejtonte mjetin tip ‘Benz’ ka goditur mjetin me të cilin udhëtonin 4 vajzat duke lënë të vdekur Lusida Garunja dhe Xheneta Qallia. Ndërsa dy vajzat e tjera, Denisa Dibra dhe Nervina Garunja ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Katër vajzat ishin duke udhëtuar drejt qytetit të Korçës kur u goditën nga automjeti i tipit ‘Benz’ që drejtohej nga Behar Pema. Në momentin e shpëtimit njëra nga vajzat e mbijetuara, Nervina Garunja i është shprehur uniformave blu se 58-vjeçari ishte duke bërë manovra të gabuara në rrugë pak para se të ndodhte aksidenti.

Njoftimi i policisë:

“Në lidhje me informacionin e dhënë mbrëmjen e djeshme për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, ku shtetasi B. P., 58 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen D. D., 26 vjeçe, banues në Shkodër dhe për pasojë kanë ndërruar jetë në spital dy pasagjeret, shtetaset L. G., 19 vjeçe dhe Xh. Q., 18 vjeçe, të dyja banuese në Shkodër, si dhe janë plagosur shtetaset D. D. dhe N. Q., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën, bëjmë me dije se shërbimet e Policisë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. P., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale“/Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Cili është qyteti me banorët më të lumtur në botë? Publikohet lista e fundit

Indeksi i Qyteteve të Lumtura rikthehet me edicionin e gjashtë dhe qytetet në të gjithë planetin janë vlerësuar sipas...

The Guardian paralajmëron përplasje globale/ A ka nisur Lufta e Tretë Botërore?

Në një javë ku ish-aleatët e Luftës së Dytë Botërore përkujtuan ndaras 80-vjetorin e përfundimit të saj, “The Guardian” ngre alarmin se bota ndodhet...

11 maji, KQZ mirëpret 19 delegacione ndërkombëtare për procesin e vëzhgimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka mirëpritur 19 delegacione nga Trupat e Menaxhimit Zgjedhor të vendeve të ndryshme të botës, si dhe përfaqësues...

Çfarë ndodh ditën e zgjedhjeve?/ Celibashi: Hapja e qendrave të votimit, makth i vërtetë!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” ka folur mbi atmosferën para zgjedhjeve të 11 majit,...

Një ditë para zgjedhjeve, Rama takohet me vëzhguesit e OSBE

Teksa na ndajnë pak orë nga 11 Maji, dita e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me vëzhguesit e...

Lajme të tjera

Web TV