Policia e Kosovës së bashku me FBI arreston 3 persona të dyshuar për krime kibernetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se në bashkëpunimin me Byronë Federale të Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara, ka arrestuar të mërkurën tre persona të dyshuar për kryerje të veprave penale “hyrje në system kompjuterik”.

Të dyshuarit, E.J, (1998), Ç.B, (1998) dhe V.S, (1996), dyshohet se kanë shënjestruar platforma të ndryshme online dhe më pas kanë kryer veprimtari të paligjshme kibernetike.

“Të dyshuarit në vazhdimësi kanë vendosur dhe shitur të dhëna të ndryshme elektronike, të cilat paraprakisht i kanë siguruar përmes veprimeve të paligjshme online, si kredit kartela të vjedhura në shumë shtete të botës, virusë të ndryshëm kompjuterik, ‘mjete’ për sulme kibernetike, e-mail adresa dhe fjalëkalime, numra të telefonit si dhe të dhëna tjera”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Pas kontrollimit të dy lokacioneve, Policia ka sekuestruar: shtatë shtëpiza kompjuteri, tre kompjuterë laptopë, katër hard disqe, shtatë telefona mobile, pesë USB memorje, dy mikro SD memorje, para të gatshme – 2625 euro dhe dokumente tjera të ndryshme.

Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit është thënë se janë në mbajtje./REL

Të fundit

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me...

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet. Të paktën kështu ka rezultuar...

“Berisha është e shkuara”/ Hajdari: Duhet të dorëhiqet, zgjedhjet shënuan regres

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

A ka Shqipëria “organizata terroriste” dhe pse Berisha përhap një ide kaq anti-shqiptare?

Nga Kreshnik Spahiu As serbët dhe as rusët nuk kanë deklaruar kurrë që Shqipëria ka organizata terroriste. Çuditërisht sot i pandehuri Sali Berisha deklaroi publikisht se...

Shkencëtarët sapo e konfirmuan/ Toka ka një kontinent të tetë dhe se ka qenë nën oqean

Në një përparim të mbështetur nga vite të tëra eksplorimi nënujor dhe analiza të avancuara gjeologjike, shkencëtarët kanë konfirmuar zyrtarisht vendndodhjen dhe strukturën e...

Lajme të tjera

Web TV