Shifrat e frikshme/ Mbi 5% e pacientëve u infektuan me Covid në dasma dhe morte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ceremonitë martesore dhe mortore po kthehen në burim të përhapjes së virusit COVID-19 në vend. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, mjeku epidemiolog, Dritan Ulqinaku, njëkohësisht nëndrejtor pranë Institutit të Shëndetit Publik, shprehet se rreth 5% e rasteve të konfirmuara pozitive deri më tani, kanë referuar se kanë qenë në ceremoni martesore apo mortore. Organizimet masive mbeten shqetësuese në këtë peridhë pandemie, kjo pasi përpos shifrave të siguruara nga ISHP-ja të qytetarëve të cilët dyshohet të jenë të infektuar në ceremoni masive, këta persona bëhen burim infeksioni për qytetarë të tjerë, duke e përhapur virusin edhe më shumë.

Nga Ina Allkanjari

Dita e martesës është një nga momentet më të veçanta për çiftet që kanë vendosur ta kurorëzojnë dashurinë e tyre. Ashtu si në çdo vend të botës, edhe në Shqipëri dasma konsiderohet si një ngjarje e rëndësishme, ku përfshihen qindra njerëz dhe vite planifikim. Për shkak të pandemisë COVID-19, e cila mori përmasa globale, shumë prej ceremonive martesore janë anuluar apo shtyrë për një datë më të largët, për të parandaluar përhapjen e virusit. Por duket se vendimi i qeverisë, i marrë më 20 korrik, për ndalimin e të gjitha festave, si evente familjare, dasma apo fejesa, ende nuk po zbatohet nga të gjithë. Pavarësisht penalizimeve dhe gjobave të larta, duket se tundimi i disa pronarëve për të fitur të ardhura në këtë kohë pandemie, si dhe dëshira e çifteve për të bërë dasma, ka bërë që ceremoni të tilla të vijojnë të zhvillohen, edhe pse në fshehtësi.

Dasmat dhe ceremonit mortore si burim infeksioni

Sot, kur aktualisht kemi 4889 raste aktive me COVID-19 në vend, duket se dasmat e bëra në “fshehtësi” dhe ceremonitë mortore, po luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e koronavirusit. Në një pronocim për gazetën “Fjala”, mjeku epidemiolog. njëkëhësisht nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku, shprehet se ndërgjegjësimi i qytetarëve duhet të rritet, duke theksuar se ceremonitë martesore dhe mortore janë vende shumë të favorshme për përhapjen e COVID-19. Prej rastit të parë pozitiv të konfirmuar me koronavirus, në muajin mars, në Shqipëri, deri më sot, figurojnë në total 12073 raste pozitive të konfirmuara. Mjeku epidemiolog shprehet se rreth 5% e rasteve të konfirmuara pozitive deri më tani në vend kanë referuar se kanë qenë në ceremoni martesore apo mortore.

Pra, mbi 600 raste pozitive me virus në këtë kohë pandemie dyshohet të jenë infektuar në ceremoni të tilla. Sipas Ulqinakut, është tejet e vështirë të lidhet drejtpërdrejt vendi i infektimit me një vend të dhënë, pasi është një zinxhir shumë i gjatë investigimi, ku duhen verifikuar shumë ditë. Kjo pasi nuk është e lehtë të identifikohet në mënyrë të saktë se ku një qytetar është prekur nga virusi, pasi virusi ka një priudhë inkubacioni të gjatë, dhe persona të ndryshëm pas frekuentimit të këtyre ambienteve vijojnë aktivitetet ditore, duke takuar individë të tjerë. Por sipas nëndrejtorit të ISHP-së, ka rezultuar një përqindje shumë e lartë që kanë qenë në ceremoni të tilla, kryesisht mortore.

“Është e vështirë të jepen të dhëna fikse për infektime masive në ceremoni të tilla, pasi për këtë formë virusi është e vështirë të evidentohen në kohë rastet, për shkak të periudhës së shfaqjes së simptomave. Epidemilogu thekson se COVID-19 kërkon një periudhë inkubacioni që varion nga 3 deri në 14 ditë, ndaj rritet vështirësia për ta lidhur me një ngjarje të caktuar, ndonëse ekzistojnë indikacione të forta”, shprehen mjeku Dritan Ulqinaku, teksa thekson se këto ceremoni duhet të shmangen sa më shumë të jetë e mundur, për të kufizuar përhapjen e virusit. Organizimet masive mbeten shqetësuese në këtë peridhë pandemie, kjo pasi përpos shifrave të siguruara nga ISHP-ja ku rreth 5% të rasteve dyshohet të jenë qytetarë të infektuar në ceremoni masive, këta persona bëhen burim infeksioni për qytetarë të tjerë, duke e përhapur virusin masivisht në vend. Lidhur me situatën aktuale ku vendi ynë gjendet përballë “luftës” me virusin, Ulqinaku shprehet se në Shqipëri vijon të mbetet i njëjti trend infektimesh, teksa u bën thirrje qytetarëve të ndërgjgjësohen, të mbajnë maskat në ambientet e mbyllura dhe të evitojnë grupimet e mëdha, në mënyrë që mos të rrezikojmë rikthimin e masave drastike.

Lexo edhe :  Grabiti makinën e dy italianëve, Ervis Myrtaj dyshohet si autor i 2 vjedhjeve të tjera!

“Evropa ka një shtim të lartë të rasteve dhe shpresojmë shumë mos të prekemi nga një valë e dytë, shumë më e madhe. Ne tashmë kemi çdo gjë funksionale, dhe jemi në fazën që kemi pothuajse hapje totale, si shkollat, transporti, me përjashtim të kinemave, çdo gjë tjetër është e hapur, dhe trendi i rasteve vijon të jetë i qëndrueshëm. Shpresoj që mos të kemi përkeqësim”, shprehet mjeku Dritan Ulqinaku.

Situata epidemiologike në vend

Situata në dy spitalet Covid në vend vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe në atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit, bëhet me dije se fatkeqësisht e kanë humbur jetën me COVID-19 pesë qytetarë. Konkretisht një 74-vjeçare nga Korça, një 78-vjeçar nga Kukësi, një 89-vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 50-vjeçar dhe një 86-vjeçar.

Ndërkohë nga 883 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 125 raste.

Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon: 46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 6831 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Fatkeqësisht, deri më sot kanë ndërruar jetën prej koronavirusit 353 qytetarë, konkretisht 169 në qarkun Tiranë, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 16, Lezhë 14, Kukës 10, Dibër 7, Vlorë 7, Gjirokastër 4 dhe Berat 2.

 Mbështetje për mjekët dhe infermierët

“Rritja sinjifikative e pagave për të gjithë personelin shëndetësor do të bëhet realitet së shpejti”. Deklarata u bë nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të punimeve të qendrës shëndetësore të Rrogozhinës, së bashku me ministren Elisa Spiropali. Manastirliu deklaroi se pavarësisht situatës së epidemisë, nuk është ndalur puna për investimet në shëndetësi dhe qendra shëndetësore 24-orëshe në Rogozhinë, është pjesë e qendrave që po rikonstruktohen në kuadër të programit kombëtar të 300 qendrave shëndetësore, një program transformues në kujdesin parësor që prej 3 vitesh.

“Pavarësisht situatës së epidemisë në vend, që vijon të jetë një situatë serioze dhe për të cilën puna nuk ka ndalur për asnjë moment, puna nuk ka ndalur edhe për të vijuar investimet në shëndetësi, siç e kemi premtuar dhe po e bëjmë realitet për qytetarët. 40 qendra shëndetësore dhe ambulatore rehabilituam në 2 vite vetëm në qarkun e Tiranës”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se nëpërmjet dy instrumenteve portalit ‘Infermierë për Shqipërinë’ dhe ‘Mjekë për Shqipërinë’ ka vijuar pa u ndalur edhe fuqizimi i burimeve njerëzore në dy vitet e fundit, në bazë meritokracisë dhe transparencës. “Janë më shumë se 600 mjekë dhe rreth 2400 infermierë të punësuar me meritë dhe transparencë në këto dy vite”, tha Manastirliu.

COVID-19 – Statistika (18 shtator 2020)

Testime totale              78050

Raste pozitive                         12073

Raste të shëruara          6831

Raste aktive                 4889

Humbje jete                 353

 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              2418

Durrës                         549

Shkodër            373

Lezhë              286

Elbasan            266

Korçë              221

Fier                  209

Vlorë               185

Kukës              143

Berat               105

Gjirokastër      67

Dibër              67

Të fundit

Rama për mediat greke: Takimi s’ka lidhje me Belerin, histori e politikës tuaj, jo e jona

Pas takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë, kryeministri Edi Rama është pyetur nga mediat greke nëse vizita e tij lidhet me...

“Vuanin nga zemra dhe…”/ Dy ukrainaset që humbën jetën në Tiranë, dalin detaje të reja

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vdekjen e dy vajzave nga Ukraina, të cilat u gjetën pa shenja jete në banesën e marrë...

Kur Rama ia kalon edhe Micotaqis!

Nga Dritan Hila Në udhëtimin e tij në Athinë Rama doli përtej pritshmërive të skeptikëve. Jo vetëm që preku të gjitha temat e nxehta por...

Çuçi mbledh Grupin e PS-së: Merreni me shumë impenjim, pas dy javësh do jemi në…

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme. Kryetari Bledi Çuçi e nisi fjalën e tij me një falenderim të posaçëm për...

Temperatura të larta dhe reshje shiu, parashikimi i motit përgjatë javës

Kjo javë do të jetë e shoqëruar me mot të paqëndrueshëm, herë me temperatura të larta, por nuk do të mungojnë edhe reshjet e...

Lajme të tjera

Web TV