Myqerem Tafaj: Arsimi në Shqipëri, përballja më e madhe me pandeminë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Arsimit Myqerem Tafaj deklaron se përballja më e madhe e pandemisë në Shqipëri është ajo me arsimin. I ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  Tafaj tha se janë 550 mijë nxënës  dhe mësues të cilët  kanë nisur më 14 shtator mësimin ndërsa me hapjen e universiteteve më dy nëntor, ky numëro do të shkojë në 700 mijë. Sipas Tafajt, ky është një numër shumë i madh për tu përballuar në këto kushte pandemie.

 -Si ka nisur ky vit i ri mësimor?

-Ky është një vit shumë i vështirë, jam i bindur se kjo është një sfidë jo vetëm për arsimin, por mendoj se është një sfidë e madhe në raport me pandeminë. Do ta konsideroja përballjen më të madhe të vendit tonë gjatë pandemisë. Dhe pse mendoj kështu… Sepse që nga 14 shtatori janë 550 mijë nxënës dhe mësues dhe në 2 nëntor kur të nisin universitetet do kemi 700 mijë nxënës, studentë, mësues, pedagogë që do zhvillojnë procesin mësimor në klasa dhe auditore. Javën e kaluar filloi dhe mua më bëri përshtypje që përgatitjet ishin shumë të vonuara dhe jo të plota. Drejtorët nuk kanë ndonjë lloj fuqie për të përgatitur shkollat, drejtoritë arsimore kanë fuqi të kufizuar. Shkollat janë kompetencë e bashkive. Bashkia përgjigjet për infrastrukturën e shkollave dhe për gjendjen e shkollave në përgjithësi, përfshirë këtu edhe infrastrukturën që nevojitet në këtë situatë pandemie. Kushtet higjieno-sanitare janë kaq të domosdoshme. Qeveria me bashkitë, prefektët, duhet të ishte në vijën e parë. Në vijën e dytë duhet të vijnë drejtoritë arsimore, dhe pastaj drejtoritë e shkollave. Është papërgjegjshmëri të çosh një nxënës në shkollë dhe të mos ja plotësosh kushtet më elementare. Unë mendoj se shumë kryetarë bashkish e kuptuan me vonesë detyrën. Dy javë përpara se të fillonte viti shkollor, thoshin: ”s’kemi fonde”. Shkollat janë krejtësisht të papërgatitura për ta përballuar këtë. Në rast se nuk janë kushtet higjieno-sanitare të plotësuara, kjo bëhet e rrezikshme./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Lexo edhe :  Qumësht me aflatoksinë është konsumuar edhe në Vlorë, konfirmon AKU

Të fundit

Paga minimale u rrit në të gjitha vendet e Rajonit, në Shqipëri mbetet ende më e ulëta

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën...

Rikthehet energjia në Spanjë, gjendja e emergjencës qëndron

Ndërsa pjesa më e madhe e energjisë elektrike është rikthyer gjatë natës, gjendja e jashtëzakonshme mbetet në fuqi në Spanjë këtë mëngjes, ndërsa rikuperimi...

Krimet zgjedhore/ 32 procedime të hapura në prokuroritë e rretheve dhe SPAK

Prokuroritë e Rretheve dhe SPAK kanë hapur 32 procedime penale për akuzën e krimeve zgjedhore, duke përfshirë edhe dyshimet për shitblerje votash. A do...

Kanada, zgjedhjet i japin një përgjigje Trump: Fitojnë liberalët e Mark Carney

Hija e gjatë e Donald Trump po hedh hije mbi Partinë Liberale, të udhëhequr nga ish-Guvernatori i Bankës së Kanadasë, Mark Carney, ekonomisti që në...

Lajme të tjera

Web TV