Elbasan/ Arrestohen dy shpërndarësit e drog*s, sekuestrohen 42.000 lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme policia ka arrestuar dy shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike.

Më pranga kanë rënë shtetasit D. P., 25 vjeç dhe R. B., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Markata”, për goditjen e shpërndarjes së drogave në doza të vogla. Arrestohen në flagrancë dy shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike cannabis sattiva, 2 aparate celular, një mjet dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza të vogla dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Markata”, në kuadër të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. P., 25 vjeç dhe R. B., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Brigada”, Elbasan, pranë markatës gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, 2 aparate celularë, 42.000 lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe mjeti tip “Suzuki” me të cilin lëviznin këta shtetas.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët...

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe mençurinë, ka...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

U thirr nga SPAK/ Bardhi kërkon të pyetet një ditë tjetër: Do shkoj në Berlin dhe Londër

Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet...

Zgjedhjet e vitit 2024 mund të jenë të fundit që do të vendosen nga qytetarët amerikanë!

Fluksi i vazhdueshëm i emigrantëve të paligjshëm në SHBA mund të nënkuptojë se qytetarët amerikanë mund të pushojnë së vendosuri për rezultatin e zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV