Trump sulmon Kinën: Ta bëjmë përgjegjëse, infektoi gjithë botën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka sulmuar Kinën duke e fajësuar për pandeminë e Covid-19.

Gjatë fjalës së tij në OKB, teksa fliste për “armikun e padukshëm” Trump u shpreh ndër të tjera se “ne duhet ta bëjmë Kinën përgjegjëse, ajo ka përhapur fatkeqësinë Covid në botë”. Ai befasoi Asamblenë e OKB me një fjalim të regjistruar në Shtëpinë e Bardhë dhe që zgjati shumë më pak se 15 minutat e rezervuara për secilin udhëheqës në debatin e përgjithshëm. Fjalimi i tij ishte pothuajse plotësisht i përqendruar në sulmin ndaj Kinës.

“Unë jam krenar që e vendosa Amerikën të parën”, tha presidenti amerikan.

“Shtatëdhjetë e pesë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe themelimit të OKB, ne jemi përsëri të angazhuar në një betejë globale. Në Shtetet e Bashkuara kemi filluar mobilizimin më agresiv që nga Lufta e Dytë Botërore”, vazhdoi presidenti amerikan, duke pretenduar se është bërë përparim në ndërtimin e pajisjeve të frymëmarrjes së drejtuar, trajtimeve dhe vaksinave, tre prej të cilave “kanë arritur fazat e fundit të eksperimentimit”, ndërsa miliona doza tashmë janë duke u prodhuar.

“Ne do të shpërndajmë vaksinën, do të mposhtim virusin dhe do t’i japim fund pandemisë. Ne do të hyjmë në një epokë prosperiteti, paqeje dhe bashkëpunimi të paparë”, përfundoi Trump.

E menjëhershme ka qënë përgjigja ë Pekinit zyrtar.

“Pandemia duhet të përballet së bashku, të bashkuar dhe duke ndjekur shkencën. Çdo përpjekje për të politizuar ose stigmatizuar pandeminë duhet të hidhet poshtë”.

Kështu u shpreh përmes një video të regjistruar paraprakisht Presidenti kinez Xi Jinping në asamblenë e përgjithshme të OKB.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Rithemelimi dhe PL protestuan për 2 orë, ekspertët ‘zbarkojnë’ para Bashkisë së Tiranës

Teksa sot opozita protestoi sot para Bashkisë së Tiranës për gati 2 orë, ku u hodhën molotov dhe flakadanë,...

“Erdhi i dashuri im i ri”/ Nuk përmbahet Erjola shpreh ‘dëshirën’: Do ta puth në buzë!

Një banor i ri është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip Albania3. Banori i ri është një majmun emri i të cilit është...

Në Bibliotekën Kombëtare të Francës gjenden katër libra me arsenik në kopertina

Katër libra janë hequr nga Biblioteka Kombëtare e Francës për shkak të shqetësimeve se kopertina e tyre ishte e mbuluar me arsenik helmues. Vëllimet e...

Gjermania plan për të mbështetur ushtarët amerikanë në frontin lindor të NATO-s

Ushtria gjermane po përgatit një plan afatgjatë për të ofruar mbështetje logjistike për trupat amerikane që do të shkojnë për të luftuar në frontin...

Një personazh i ri futet surprizë në shtëpinë e BBVip, banorët mbesin pa fjalë

Vëllai i Madh u ka dhënë sot banorëve të “Big Brother VIP3” një sfidë të re. Ata do të ndahen në çifte dhe pasi...

Lajme të tjera

Web TV