Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny del nga spitali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, është lëshuar nga spitali në Berlin, ku ai është trajtuar pasi u sëmur rëndë muajin e kaluar gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë. Ai më pas u dërgua në Berlin për kurim ndërsa ishte në koma.

“Gjendja e pacientit është përmirësuar mjaftueshëm duke mundësuar që ai të lirohet nga kujdesi spitalor”, tha spitali të mërkurën.

“Bazuar në përparimin e gjendjes së pacientit, mjekët besojnë se shërimi i plotë është i mundur. Megjithatë, mbetet shumë herët për të vlerësuar efektet e mundshme afatgjata të helmimit të tij të rëndë”, thuhet në njoftim.

Berlini thotë se testet në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë përcaktuar që Navalny ishte helmuar me një agjent nervor Noviçok dhe Perëndimi ka kërkuar një shpjegim nga Rusia.

Moska ka thënë se është ende herët dëshmuar prova të një krimi dhe ka refuzuar të hapë një hetim deri më tani. Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në këtë rast.

Më herët, presidenti francez, Emmanuel Macron ka kërkuar një shpjegim “të shpejtë ” nga Moska për helmimin e udhëheqësit rus të opozitës, Aleksei Navalny.

“Ne nuk do të tolerojmë përdorimin e armëve kimike në Evropë, në Rusi ose në Siri”, tha Macron ditën e parë të Asamblesë së 75-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe të tjerët tashmë kanë kërkuar që Rusia të japë përgjigje në këtë çështje./Rel

Të fundit

Eurostat: Shqipëria, vendi më i varfër i Europës në 2024 (SHIFRAT ZYRTARE)

Në vitin 2024, Shqipëria kryesoi listën e vendeve të Europës për nivelin e ulët të jetesës, ku sipas shifrave,...

Një mace shpëton miken e saj nga sulmi i qenit, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Në Brazil, një mace shpëtoi miken e saj nga një sulm qeni. Një video e publikuar së fundmi tregon një mace duke e hapur derën...

Dosja kundër Berishës, gazetarja zbulon detajet: Provat, deri në dy vite…

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen "Partizani" në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamabër Malltezi dhe personave të tjerë...

Të gjitha herët që u përpoqën ta helmonin James Bond (dhe dështuan)

Ja mënyrat më të çmendura se si agjenti 007 arriti të shmangte vdekjen e sigurt, pavarësisht se iu administruan substanca toksike, normalisht vdekjeprurëse për çdo...

Çfarë përfitojnë emigrantët pas marrëveshjes për pensionet me Italinë?

Më 1 qershor hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italinë. Lajmi u bë i ditur një ditë më parë nga kryeministri...

Lajme të tjera

Web TV