Fuga: Listat e hapura nuk i do askush, kanë monopolizuar qeverisjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ lidhur me situatën politike në vend dhe diskutime që bëhen për listat e hapura 100%.
Fuga e quan këtë situatë një “furtunë të kotë” pasi asnjë prej partive nuk i do listat e hapura, përndryshe kjo do të ishte zgjidhur.
Sipas tij askush nga lidershipet e sotme në politikë nuk e pranon këtë fakt pasi kanë monopolizuar qeverisjen.
“Monopolet janë kudo, në ekonomi, tregti, emërime, administratë, por edhe në politikë, në kolltuqet e deputetëve, madje disa kanë monopolizuar edhe segmente të opozitës!” shkruan Fuga.
Postimi i plotë 
Një furtunë e kotë :
lista të hapura dhe lista të mbyllura!
Sepse askush nuk i do listat e hapura!
Kollaj zgjidhja përndryshe!
Cila parti dëshiron shkon në zgjedhje me listë të hapur, kush nuk do shkon me të mbyllur.
Kaq e thjeshtë është ndërkohë vijnë kot vërdallë!
Kanë tmerr nga listat vertetë të hapura! Lista është e hapur vërtetë kur partia merr aq vota sa marrin kandididatët e saj në listë.
Kush e pranon këtë nga lidershipet e sotme politike?
Askush!
Sepse lidershipet politike kanë monopolizuar qeverisjen! Ndryshe nuk shpjegohet!
Monopolet janë kudo, në ekonomi, tregti, emërime, administratë, por edhe në politikë, në kolltuqet e deputetëve, madje disa kanë monopolizuar edhe segmente të opozitës!

Të fundit

“Romeon e përdora dhe më përdori”/ Habit ish-banori i BBV, zbulon emrat e finalistëve

Gazetari Elvis Myrtaj dhe ish banori i shtëpisë së Big Brother Vip Albania ka treguar se dy konkurrentët që...

FOTO/ Përkrah njëri tjetrit, Luizi dhe Kiara japin lajmin e shumëpritur

Luizi dhe Kiara, çiftit më i komentuar i momentit, kanë publikuar disa imazhe të reja. Të përqafuar dhe të lumutur përkrah njëri tjetrit, Luizi jep...

Rrugorja ‘me dorë të hekurt’/Arrestohen 17 shoferë në një javë, ja sa gjoba janë vendosur

Policia Rrugore ka publikuar bilancin e masave administrative, procedimeve por edhe arrestimeve të kryera përgjatë periudhës 21.04.2024 - 27.04.2024, ndaj shoferëve që kanë kryer...

Ku mund të fitosh më shumë para’ në Gjermani?

Industria bankare gjermane shpalli gati 40.000 vende të lira pune në tremujorin e parë të këtij viti. Kjo jo vetëm që është më shumë...

Gazetari zbulon skemën: Ja pse Metës i intereson largimi i Monikës

Gazetari Artan Hoxha tregoi arsyen e deklaratave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për deputeten Monika Kryemadhi. Sipas Hoxhës, Meta tani po vepron...

Lajme të tjera

Web TV