Si e ndryshoj pandemia konceptin e punës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë kaluar jo më pak se 7 muaj që nga ndalja e ritmit normal të jetës. U mbyllen shkollat, u anuluan evente, aktivitete kulturore dhe sportive etj. Sociologet dhe ekspertë  të arsimit flasin për një dëm në edukimin e brezit që do të pasqyrohet në dekadat e ardhshme.

Ky realitet i ri, solli një koncept të ri mbi punën dhe mënyrën e të punuarit. Si fillim për shumë njerëz  që filluan të punonin nga shtëpitë e tyre, dukej se kjo mënyre e re sillte më pak kosto se më parë, por, me kalimin e muajve kjo metode pune po nxjerr anët e saj negative.

Në Francë raportohet për shumë kompani të cilat, të gjithë aktivitetin e tyre e kane përqendruar online. Sindikalistët francez shprehen se pandemia  përhapi idenë që pronarët dhe punëdhënësit  të mos mendojnë më për akomodimin e kapitalit njerëzor në hapësira fizike me gjithë kostot e garantimit të kushteve. Duket se puna virtuale ka funksionuar, survejimi i punës rezultojë i suksesshëm dhe produkti final I marrë nga punëtorët, fitimprurës.

Sindikalistët francez kanë nxjerrë në pah faktorin psikologjik dhe social. Puna sipas tyre I drejton njerëzit në një jetë më pak sedentare  kur ajo kryhet fizikisht . Frustrimi që shkaktohet nga kjo metodë e re shtyn  drejt çrregullimeve mendore si : ankthi, paniku, depresioni etj.

Interaktiviteti midis kolegëve është shumë I rëndësishëm edhe pse programet që u përdorën masivisht si Zoom apo Google Meet, shpëtuan vazhdimësinë e punës. Në këto mbledhje virtuale raportohet se shumë mendime dhe sugjerime mbeteshin pa u shprehur. Për punonjësit e rinj kjo periudhë ka pasur vështirësi pasi të mësuarit nëpërmjet praktikës nuk zëvendësohet dot nga udhëzimet e marra online. Fl.St/Fjala.al

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV