Ukrainë/ Ish-presidenti Poroshenko në spital për shkak të pneumonisë pasi ai doli pozitiv me COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko është shtruar në spital për shkak të pneumonisë pasi ai doli pozitiv me COVID-19, tha gruaja e tij, më 3 tetor.

Poroshenko është në një spital në Kiev, tha gruaja e tij, Maryna Poroshenko në një video të postuar në Facebook.

“Pavarësisht nga fakti që burri im ka pneumoni bilaterale, ai është me vullnet të fortë dhe po e demonstron këtë në luftën kundër sëmundjes,” tha ajo.

Ish-presidenti 55-vjeçar njoftoi më 29 shtator se ishte testuar pozitivisht për koronavirusin dhe tha se po merrte trajtim në shtëpi.

Ai vuan nga diabeti, i cili shoqërohet me një rrezik në rritje të zhvillimit të komplikimeve nga koronavirusi.

Poroshenko është aktualisht anëtar i parlamentit dhe drejtues i partisë së Solidaritetit Evropian. Ai udhëhoqi Ukrainën pas aneksimit nga Rusia të Gadishullit të Krimesë në vitin 2014 dhe shpërthimit të konfliktit me separatistët e mbështetur nga Moska në lindje të vendit.

Ukraina, me një popullsi prej rreth 40 milionë, ka raportuar më shumë se 222,000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 4,300 viktima. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

“Akuzoni Ramën për çdo gjë që ndodh”/ Spiropali: Lutemi për avokatin Mëngjesi

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga Kuvendi i është përgjigjur opozitës, e cila ka sulmuar...

Ndizen ‘sirenat e alarmit’, numri i vdekjeve prej drogave në nivele rekord

Zyra Federale për Drogat me seli në Berlin regjistroi në vitin 2023 më shumë se 2200 vdekje nga drogat. Por kjo shifër duhet të...

Alarmi i NATO-s: Evropa ka vetëm 5% të mbrojtjes kundërajrore të nevojshme në rast lufte

NATO ka vetëm 5 për qind kapacitet të nevojshme për të mbrojtur frontin lindor në Evropë nëse ndodh një luftë e mundshme me Rusinë. Kjo...

Çupi ngre alarmin: Përfshirja e strukturave shtetërorë në krim, e rrezikshme

Çupi u ndal te rasti ku dy punonjës të AMP Durrës dhe një gazetar shantazhonin zyrtarët e lartë të policisë, ai tha se shtrembërimi...

Erërat e forta në SHBA marrin “zvarrë” aeroplanin në pistë

Një aeroplan i kompanisë American Airlines është lëvizur nga erërat e forta, që goditën aeroportin ndërkombëtar Dallas Fort Worht ne Teksas. Bëhet fjalë për një...

Lajme të tjera

Web TV