Veliaj mban premtimin/ Kisha e “Shën Prokopit” do të rindërtohet siç ishte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës ka vendosur që t’i rikthejë pamjen e dikurshme kishës së “Shën Prokopit”, e cila ndodhet te Parku i Liqenit Artificial, duke e rindërtuar atë në formën që ka qenë përpara vitit 1967, kur edhe u shkatërrua nga regjimi komunist. Rindërtimi i saj, por edhe kalimi i pronës në pronësi të Kishës Ortodokse, ishte edhe një premtim të cilin kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë besimtarëve ortodoksë.

Këshilli bashkiak i Tiranës miraton sot këtë kalim pronësie, duke i hapur rrugën rindërtimit të Kishës siç ishte.

Gjatë regjimit komunist, Kisha e “Shën Prokopit” u shndërrua në një objekt shërbimi, tip local dhe mbajti emrin “Bar Liqeni”. Nga viti 1993 ajo u përshtat në një objekt adhurimi për besimtarët, sipas traditave të Kishës Ortodokse.

Sipas regjistrit hipotekor nr. 550, datë 19.08.1940, Kisha bleu prej Mbretërisë Shqiptare truallin prej 5000 m2, në vendin e quajtur “Kodra e Pashës”, mbi të cilën u ndërtua me shpenzimet e saj e të besimtarëve Kisha e Shën Prokopit.

Në vitin 1960, kjo pronë iu mor Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe në vend të kishës u ndërtua një objekt tregtar dhe shërbimesh.

Pas kalimit të pronësisë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të pajiset me leje ndërtimi nga bashkia e Tiranës për ndërtimin e Kishës së Shën Prokopit./ATSH

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

U përfshi në një konflikt, vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit

Vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit. Mësohet se polici është përfshirë në një sherr të momentit. Deri...

Zbuloni sa është pasuria e Dua Lipës

Dua Lipa është këngëtare dhe kompozitore me origjinë shqiptare, e cila ka pushtuar botën me muzikën e saj. Ajo u bë e njohur në...

Aktori Rezart Veleshnja bën komentin ofendues për gruan e Salsano Rrapit

Aktori Rezart Veleshnja mesa duket nuk e harron kollaj debatin që ka pasur me Salsano Rrapin. Në një video që po qarkullon në TikTok, aktori...

Duka: “Final 4 i shërben garës dhe konkurrencës, uroj të fitojë më i miri”

Përpara hedhjes së shortit të “Final 4”, që do të përcaktojë skuadrën kampione të Shqipërisë në sezonin 2023/2024 për herë të parë në këtë...

Sevdari kthehet në detyrë/ Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në 2019

Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë detyrën e prokurores pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të...

Lajme të tjera

Web TV