Deklaratat e Vulin/ Rama: Është fatkeqësi natyrore në trajtën e një ministri, pres që Vuçiç të kërkojë ndjesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat ka folur edhe për Ministrin e Jashtëm serb, Aleksandër Vulin, të cilin e cilësoi si një fatkeqësi natyrore. Gjithashtu Rama shtoi se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç duhet të kërkojë ndjesë për deklaratën e ministrit serb.

Po ashtu Rama duke folur për ministrin serb, thumboi dhe presidentin.

Përsa i përket fatkeqësisë natyrore që zbulova se ndodhet në qeverinë e Serbisë, në trajtën e një ministri, unë them se vazhdoj pres që presidenti i Serbisë të kërkojë në emër të Republikës së Serbisë, ndjesë për atë fatkeqësi natyrore.

Ministria e Jashtme ka vijuar procesin, është thirrur apo do të thirret ambasadori serb për t’i vënë notë verbale shtetit serb, për t’iu bërë të qartë se asnjë gojë e shthurur nuk mund të lëndojë qeverinë e Shqipërisë apo figurën e një ministri apo të kryeministrit të Shqipërisë.

Se po qe puna për mua, këto lloj fatkeqësisht natyrore mua më stimulojnë dellin e polemikës dhe nuk i kam problem. Por më mjaftojnë fatkeqësitë natyrore që kemi këtu, në trajta presidentësh dhe ish. Këta edhe i mbaj, por një fatkeqësi në Serbi se mbaj dot, ta mbaj ai atje dhe të kërkojë ndjesë Shqipërisë.” tha Rama./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Mjekja psikiatre tregon simptomat kryesore të ankthit: Kur duhet të kërkoni ndihmë

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ndau informacion të rëndësishëm mbi mënyrën se si mund ta kuptojmë nëse vuajmë nga ankthi...

Horoskopi javor për datat 10 deri 16 mars 2025, parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Këtë javë, rezervoni pak kohë për veten tuaj. Të mërkurën, Dielli shërues do të jetë në konjuksion me Saturnin...

“Do të të jap shqelma b***ës!” Keqtrajtimi çnjerëzor nga familja e burrit: Më torturoi…

Hana ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, babain,  Rexhepin i cili e ka nxjerrë nga shtëpia. Sipas vajzës, e cila është në fakt nënë...

Largimi i fuqisë punëtore, ekspertët: Bizneset të ndryshojnë trajtimin ndaj stafit

Përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra shqiptarë të tjerë kanë emigruar jashtë saj duke përdorur mënyra të tjera të ligjshme. Referuar të dhënave të...

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat...

Lajme të tjera

Web TV