Kombëtarja, kapiteni Berisha: Lituania, shansi për të shpaguar gabimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapiteni kuqezi kërkon nga skuadra të lënë pas humbje e hidhur me baltikët në Tiranë. Humbja me Lituaninë në Tiranë është një episod i hidhur që duhet lënë pas sa më shpejt dhe, për kapitenin kuqezi, Etrit Berisha, ndeshja e së mërkurës me baltikët është një mundësi e mirë për ta bërë këtë. “Unë mendoj që Lituani luajti shumë mirë në ndeshjen e parë, – ka thënë ai. – Taktikisht kanë luajtur shumë mirë dhe na kanë vënë në vështirësi.”

“Ndoshta edhe ne nuk e kemi bërë ndeshjen më të mirë që duhet të bënim, – ka vijuar portieri nga Kosova. – Por tani vlen ndeshja e nesërme, ku ne duhet të jemi jashtëzakonisht të përqendruar dhe përgatitur. Do të jetë një ndeshje kyçe për rrugëtimin tonë.” Përtej barazimit pa gola me Kazakistanin në Almati, gardiani i portës kuqezi ka parë shenja pozitive në atë takim, teksa thotë: “Ndeshja kundër Kazakistanit ka qenë ndeshje pozitive, ku kam parë një grintë shumë më të mirë se kundër Lituanisë.”

“Gjithë çunat e dinë rëndësinë e ndeshjes, – ka vijuar ai. – Nesër duhet të japin 110% për të arritur objektivin tonë. Kundër Lituanisë kemi humbur dhe nuk duhet të lejojmë që ata të marrin epërsinë.” Për Berishën, Kombëtarja kuqezi po përjeton një ndërrim brezash. “Në grup kemi lojtarë të rinj, – ka pohuar ai. – Ka shumë prurje të reja për shkak edhe të mungesave. Djemtë e rinj kanë kualitete, por iu duhet kohë që të luajnë me Kombëtaren dhe të ambienton.”

“Duhet të japim maksimumin e tyre. Ne më të vjetrit duhet t’i ndihmojmë me të gjitha mënyrat. Kur të arrihet vetëbesimi në skuadër, gjithë ekipi do të përfitojë”, – ka përfunduar Berisha. Etrit Berisha ka mbajtur shiritin kuqezi në mungesë të mbrojtësit Elseid Hysaj, të pezulluar për këto dy takime.

Lexo edhe :  Kendall Jenner zbulon se vuan nga sindroma që nuk e lejon të shijojë arritjet e saj

la.mi/fjala.al

Të fundit

Çfarë ndodhi në BBV? Heidi shpërthen në lot: Nuk po më leni as të ha (Video)

Heidi Baci është përlotur mbrëmë pas debateve që pati me Meriton Mjekiqin dhe Françeska Muratin. Teksa Heidi po hante, moderatori...

Meta paraqitet në Prokurori me trëndafil të kuq në dorë (VIDEO)

Ilir Meta u paraqit në Prokurorinë e Tiranës me trëndafil në dorë. Teksa u pyet më pas nga gazetarët për arsyen e thirrjes në...

SPAK sekuestron 3 milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri!

Gjykata e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sekuestruar pronat e ish-drejtuesit të policisë, Oltian Bistri, të arrestuar gjatë operacionit Metamorfoza. Njoftimi i...

Doli pak më parë nga Prokuroria/ Meta: U bëj thirrje të paktën të rregullojnë ashensorin!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës ku është marrë në pyetje lidhur me kallëzimin...

FOTOLAJM/ Militanti i Berishës qesen me mollë, qepë e karrota, godet bashkinë e Tiranës

Sa vjen e pakësohet numri i militantëve që I bashkohen Rithemelimit në protestën para bashkisë së Tiranës.LSA ka filmuar një moment kur një militant...

Lajme të tjera

Web TV