Lituani-Shqipëri/ Kuqezinjtë më sulmues, por pjesa e parë mbyllet në paqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çerekora e parë e ndeshjes së luajtur në kryeqytetin lituanez, ka folur për kuqezinjtë, teksa Shqipëria e nis në sulm, duke depërtuar bukur nga e majta, por Lenjani rrëshket në momentet e fundit në minutën e dytë.

Nisje e mirë e të besuarve të Rejës, që vetëm dy minuta më pas, provojnë me Laçin me një goditje fluturimthi në hyrje të zonës, pas gabimit të mbrojtësit mik, por topi shkon jashtë kuadratit.

Shqipëria vazhdon të jetë më ngulmuese në krahun e majtë të sulmit, këtë herë me Seferin i cili gjen Lenjanin në hyrje të zonës. Gjuajtja e këtij të fundit është e gabuar dhe largohet nga mbrojtja vendase në minutën e 7-të. Vetëm 10 minuta më pas bëhet e gjallë përfaqësuesja vendase, e cila është pranë golit me sulmuesin Laushkevis, i cili nuk ka arritur të gjejë kuadratin nga shumë pranë portës.

Është me fat Shqipëria në këtë moment, por kundërpërgjigjet në minutën e 22-të, me një tjetër rast të rrezikshëm me Seferin, por gjuajtja e tij u ndal nga mbrojtësit e Lituanisë. Dy minuta më pas, Qazim Laçi ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet ndeshjen e radhës për protesta. Shqipëria kërkon 11-metërsh, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga futbollisti lituanez, nuk mendon kështu gjyqtari.

Pamjet tregojnë qartë se topi është prekur me dorë. Në minutën e 32-të, Marash Kumbulla bëhet futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar, pas një dyluftimi me futbollistin kundërshtar. Tjetër moment shumë i mirë për Shqipërinë 6 minuta më pas, kur Seferi provon me një goditje fluturimthi, por portieri vendas bën mrekullinë duke i mohuar golin Kombëtares shqiptare.

Përtej dy minutave shtesë, mbyllet me rrjeta të paprekura pjesa e parë e ndeshjes midis Lituanisë dhe Shqipërisë.

Lexo edhe :  Eliminim i turpshëm nga Kupa e Italisë, Empoli mposht Juventusin pas 11-metërshave

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV